Arkiv-Lajme të përditësuara

Karburantet, 592 pika jashtë standardeve

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 03:42

Deri në fund të gushtit, janë 592 pika shitjeje karburantesh të cilësuara nga Inspektorati Qendror Teknik si jashtë standardeve. Lajmi bëhet i ditur nga Gazeta Shqiptare, e cila i referohet rezultatit të kontrollit të Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, sipas së cilës raporti është mjaft shqetësues duke qenë se përmes tij rezulton se cënohen si interesat e konsumatorëve. 

Marrëveshja me Serbinë, opozita kundër

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 14:16

Vetëm pak orë pasi Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për Menaxhimin e Integruar të Kufirit”, subjektet politike opozitare kanë kundërshtuar me deklarata të fuqishme. 

Në Levizjen Vetëvendosje, si forca e tretë parlamentare, deklarojnë se përmes kësaj marrëveshjeje, rinkofirmohet se nuk ka kufij shtetërorë mes Kosovës dhe Serbisë. 

Rreth 60 % e gjermanëve: Euro, ide jo e mirë

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 12:47

BERLIN - Rreth 60 për qind e gjemanëve mendojnë se futja e euros nuk ka qënë një ide e mirë, dhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të monedhës unike, sipas rezultateve të një sondazhi të realizuar për të përjavshmen gjermane ''Focus'', që u publikua sot. 

Përveç të tjerash, sipas të njëjtit studim, 85 për qind e personave të pyetur mendojnë se monedha unike ka sjellë një rritje të çmimeve. 

Rreth tre e katërta e gjermanëve shprehen se monedha e tyre e vjetër marka gjermane, ishte më e qëndrueshme në raport me monedhat e huaja sesa euro është sot. 

Maqedonia nuk ndryshon enciklopedinë

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 08:59

Drejtuesit e ekipit të ri shkencor në Maqedoni kanë theksuar se nuk do të ketë enciklopedi të re, e cila do të zëvendësoj enciklopedinë e mëparshme e cila fyente shqiptarët.

Redaksia e re e formuar për të nisur punimet për hartimin e Enciklopedisë së re të Maqedonisë, ka ngecur me aktivitetet dhe është bllokuar puna e saj.

Berlini përcakton rregullat e reja të BE-së

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 08:53

Angela Merkel, kancelaria gjermane, do të takohet të hënën në Paris me presidentin francez, Nikola Sarkozy, me qëllim që bashkërisht të zbulojnë propozimet, të cilat sipas kreut të Francës, “do të garantojnë të ardhmen e Europës”

Franca, siç raportojnë mediat botërore, me siguri do të pranojë në parim planin e Merkelit për unionin fiskal të shteteve të eurozonës, ndërkohë që me përkrahjen e shprehur qysh më herët të Britanisë së Madhe, Berlini edhe zyrtarisht do të tregojë fuqinë  e vetë në BE-në e riorganizuar. 

Kosova: Serbia na njohu

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 08:45

Marrëveshja e arritur ndermjet pales kosovare dhe asaj serbe rreth çeshtjes se kufijve, sipas zëvendës/kryeministrit Hajredin Kuçi tregon se Serbia ka njohur zyrtarisht kufijtë e Kosovës. 

Marrëveshja e arritur sipas Kuçit është në pajtim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. 

Ndërkohë, pala serbe këmbëngul se marrëveshje për pikat kufitare në veri, parashikon vetëm si “vendkalime” dhe se Serbia në asnjë rrethanë nuk ka hequr dorë nga respektimi i Kushtetutës së saj. 

Sot, zgjedhje në Rusi, Slloveni e Kroaci

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 04:29

MOSKE- Nën hijen e akuzave për manipulime dhe keqtrajtim të vëzhguesve, zhvillohen sot zgjedhjet parlamentare në Rusi. 110 milionë rusë duhet të votojnë për 450 deputetët e Dumës. 

Kurti kërkon nga BE-ja që mos t’ia japë statusin e kandidatit Serbisë

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 04:26

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka nisur veç e veç në adresë të 27 ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së një letër, ku ka renditur arsyet për të cilat, sipas tij, Serbisë nuk duhet dhënë statusi i vendit kandidat për anëtarësim, shkruan sot Koha Ditore. 

Kurti e ka bërë këtë, pak ditë para se Këshilli i BE-së për punë të jashtme të vendosë nëse Serbia do të fitojë statusin e kandidatit. 

Lëvizja çame shpërthen kundër Idrizit: Pazarxhi!

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 04:21

 

Një organizim i ri brenda komunitetit çam, i quajtur Lëvizja Çame, ka shpërthyer sot me një deklaratë publike kundër Shpëtim Idrizit, të cilin e akuzon se ka bërë pazar me çështjen çame dhe e ka ngrirë progresin e saj.

Ja teksti i plotë:

-Të zhgenjyer nga sjellja e deritanishme e PDIU-së:

Sot homazhe për Sabri Godon, qeveria: Dy orë zi kombëtare

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 04:19

TIRANE- Në moshën 82-vjeçare, shkrimtari dhe politikani i njohur z.Sabri Godo ndërroi jetë mesditën e djeshme nga një tumor pulmonar. Qeveria ka shpallur sot ditë zie kombëtare, ndërkohë që në hollin e parlamentit do të zhvillohet ceremonia mortore nga ora 12:00–14:00. Politikani i njohur kishte dalë prej pak ditësh nga spitali, ku qëndroi i shtruar prej më shumë se 10 ditësh në gjendje të rëndë, pasi kishte kërkuar që t’i kalonte në banesë momentet e fundit të jetës. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara