Arkiv-Lajme të përditësuara

TIA: Shqipëria më e korruptuar se në 2010-ën

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 03:37

TIRANE- Transparency International Albania ka publikuar sot indeksin për korrupsionin në vendet e rajonit, ku Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Kosovën. 

Sipas TIA, vendi ynë ka bërë hapa prapa për sa i përket korrupsionit, krahasuar me vitin 2010-të.

Këtë vit Shqipëria renditet e 95-ta, 8 vende më poshtë se në 2010-ën. Kjo do të thotë se të gjitha vendet e rajonit, përvec Kosovës kanë tregues më të mirë se vendi ynë.

“Plehrat”, kërkesë për referendum pranë KQZ-së

Postuar në 30 Nëntor, 2011 13:28

Pas protestave të njëpasnjëshme kundër miratimit të ligjit për menaxhimin e mbetjeve, përfaqësuesit e shoqërise civile, kanë nënshkruar një kërkesë, për shfuqizimin e dy neneve të këtij ligji përmes referendumit. 

Kjo kërkesë është depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili do të vendosë nëse shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre për lejimin ose jo, të importit të mbetjeve. 

Rusia akuzon SHBA-në për “komplot” në hapësirë

Postuar në 30 Nëntor, 2011 13:25

 

Rusët kanë akuzuar SHBA-në për dështimin e sondës së tyre hapësinore të bllokuar prej dy javësh në orbitën e Tokës, pa mundur të fluturojë drejt destinacionit të saj, Marsit.

Pretendimet e gjeneralit, Nikolay Rodoniov, komanduesi i sistemit të alarmit në rrjetin e mbrojtjes anti-raketore, i kanë dhënë menjëherë shkas dyshimeve dhe teorive të komplotit.

Arsyeja e dështimit të misionit rus, sipas tij, është një radio-stacion eksperimental amerikan, i cili ka paralizuar kontaktet me sondën “Phobos-grunt”.

Korea e Veriut: Gati të nisë punën reaktori bërthamor

Postuar në 30 Nëntor, 2011 09:42

Ndërtimi i një reaktori të ri bërthamor në Korenë e Veriut ka përfunduar dhe ai është gati të nisë nga puna, bënë me dije burime zyrtare gjatë së mërkurës. 

Deklarata përbën një goditje të madhe për shpresat amerikane dhe koreanojugore. Sipas televizionit shtetëror, i cili citoi burime brenda Ministrisë së Jashtme, ka nisur prodhimi i uranimumit të varfëruar, që do të përdoret si "karburant" për reaktorin. 

6-mujori, INSTAT: Indeksi i shitjeve me pakicë pësoi rënie

Postuar në 30 Nëntor, 2011 09:27

TIRANE – “Indeksi i shitjeve me pakicë pësoi rënie në 6-mujorin e parë, por ndërsa më e dukshme ishte në 3-mujorin e parë, në të dytin situata nisi të përmirësohet”,- konfirmon Instituti i Statistikave.

KESH, CEZ, OST: Të rritet çmimi i energjisë elektrike

Postuar në 30 Nëntor, 2011 09:25

TIRANË- Tre kompani KESH, OST dhe CEZ i kërkuan sot Entit Rregullator të energjisë për rritjen e cmimit të energjisë elektrike.

Propozimet u bënë publike sot gjatë seancës dëgjimore të thirrur nga ERE, ku do dëgjohen argumentat e tre kompanive dhe grupet e interesit. KESH kërkon rritjen e cmimit nga 1.48 lekë në 5.05 lekë. OST kërkon rritjen e çmimit nga 0.6 lekë në 0.73 lek për kW.Kurse CEZ propozon dy opsione për rritjen e cmimit të energjisë. 

Britania tërheq diplomatët nga Irani

Postuar në 30 Nëntor, 2011 03:22

Britania ka nisur të terheqë diplomatët nga Irani pas sulmit mbi ambasaden e saj në Teheran. Grupi i parë i pjesëtarëve të stafit ka fluturuar drejt Dubait. 

Nuk dihet me siguri nese Londra do t'i largoje të gjithë punonjësit e ambasadës që një ditë më parë u sulmua nga nje turme njerezish, te egersuarar prej sanksioneve finaciare te Britanise ndaj Iranit dhe bankave te tij. Masat e reja ekonomike erdhen ne vazhden e dyshimeve se regjimi i ajatollaheve po e vazhdon programin e tij te armeve berthamore. 

Djegia e flamurit shqiptar dhe maqedonas, tension në Maqedoni

Postuar në 30 Nëntor, 2011 03:18

SHKUP- Djegia e flamurit shqiptar dhe atij maqedonas që është shfaqur nga video-pamjet nëpër faqet e internetit dhe mediat e ndryshme maqedonase ka nxitur debatet dhe ndjenja nacionaliste ndër shqiptarët e maqedonisë, por edhe vendasve. 

Mediat maqedonase kanë nënvizuar se qarqe shqiptare po shfaqin ndjenjat e tyre kombëtare për bashkim kombëtar dhe urrejtje ndaj komunitetit maqedonas, ndërkohë, partitë politike shqiptare dhe ato maqedonase kanë dënuar këto akte, megjithëse me qëndrime të ndryshme, raporton INA. 

Një studim thotë se politikat e BE po dëmtojnë përpjekjet për uljen e varfërisë në vendet në zhvillim

Postuar në 30 Nëntor, 2011 03:08

 

Një raport i ri thotë se politikat e Bashkimit Evropian për bujqësinë, tregtinë, energjinë dhe imigracionin mund të dëmtojnë vendet afrikane dhe vende të tjera të varfëra dhe bien ndesh me vet objektivat e BE-së. Blandline Bounioul është kordinor politikash për Concord, një konfederatë agjencishë ndihmash me bazë në Bruksel që publikoi studimin.

“Në disa fusha, ka probleme themelore, dhe me këto politika BE po e përkeqëson situatën e varfërisë apo situatën e të drejtave të njeriut në disa vende në zhvillim.”

 

Ndahet nga jeta Leka Zogu I

Postuar në 30 Nëntor, 2011 02:42

Ndërroi jetë në spital në moshën 72-vjecare pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu I. 

Pretendenti ndodhej prej ditësh i shtruar në spital në reanimacionin e neuro-kirurgjisë në spitalin e Tiranës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara