Arkiv-Lajme të përditësuara

Irani: Bombardojmë Turqinë nëse SHBA e Izraeli na godasin

Postuar në 28 Nëntor, 2011 04:14

 

Irani do bombardojë Turqinë nëse SHBA ose Izraeli do të shkatërrojnë instalimet bërthamore. Kështu paralajmëroi një komandant i lartë ushtarak. Gjenerali Amir Ali Haxhizaden, kreu i divizionit aerospacial në Gardën Revolucionare tha se do të sulmohen mburojat kundër raketave që ka NATO në rajon.

Sistemi, të cilin Turqia pranoi ta instalojë në shtator, synon të parandalojë sulmet me raketa iraniane në Izrael.

Familja nga Mirdita kërkon azil në SHBA, tenton hyrjen në ambasadë

Postuar në 28 Nëntor, 2011 03:54

MIRDITE-Katër anëtarë të një familje nga Mirdita kërkojnë azil në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Familjarë të familjes Kola tentuan të hyjnë në ambientet e ambasadës në orën 03:00 te mengjesit te sotem, por u ndaluan nga rojet e sigurisë së ambasadës. Pas tentativës për të hyrë në ambasadë, familjarët u dërguan në komisariatin nr 1 të kryeqytetit. 
Kryefamiljari Zef Kola është shprehur se familja ka probleme në qytetin e tyre. 

 

Ballkanweb.com

EuroBarometri: 1 në 5 evropianë, në panik nga kriza financiare

Postuar në 27 Nëntor, 2011 15:41

 Anketa e fundit e EuroBarometrit, organizuar me 26.840 qytetarë evropianë të moshës 15 dhe lart, të intervistuar në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, tregon sesi kriza ekonomike dhe niveli i lartë i terrorizmit, janë në rendin e ditës për ta. E publikuar në mediat e huaja, kjo anketë ofron një analizë të hollësishme të mënyrës me të cilën siguria e brendshme është perceptuar si në nivelin e Bashkimit Evropian, ashtu edhe brenda shteteve anëtare individuale të tij.

Pavarësia, Topi: Në 100 vjetor do marrim statusin e kandidatit në BE

Postuar në 27 Nëntor, 2011 15:27

TORINO- Gjatë vizitës së tij në Itali presidenti Topi ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në Torino. 

Në një atmosferë festive, në prag të festës së pavarësisë kreu i shtetit shprehu bindjen se në 100 vjetorin jubile të pavarsisë Shqipëria do të marrë edhe vendin e statusit kandidat në BE.

FMN-ja shpëton Italinë me 600 miliardë Euro?

Postuar në 27 Nëntor, 2011 15:23

 

Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) janë duke përgatitur planin për shpëtimin financiar të Italisë në vlerë 600 miliardë euro, shkruajnë mediat italiane.

Sipas këtyre mediave, huaja prej 400 deri 600 miliardë euro do t’i ndahej Italisë për një periudhë prej 12 deri 18 muaj për zbatimin e masave për zvogëlimin e shpenzimeve dhe reformat për nxitjen e shtimit ekonomik.

Franca dhe Gjermania negociata sekrete për stabilitetin e euros

Postuar në 27 Nëntor, 2011 12:49

Berlin, 27 nëntor -  Franca dhe Gjermania po zhvillojnë negociata sekrete për një marrëveshje të re për stabilitetin e euros. 

Kështu raporton e përditshmja gjermane “Bild”, sipas së cilës dy vendet kërkojnë të arrijnë sa më shpejt këtë marrëveshje, mundësisht brenda janarit të vitit 2012, transmeton News24. 

Duke cituar burime diplomatike, gazeta raporton se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicola Sarkozy po marrin në konsideratë që pakti i ri i stabilitetit të miratohet fillimisht si marrëveshje mes shteteve. 

Buxheti i 2012, LSI: Nuk është më i miri, por më ambiciozi

Postuar në 27 Nëntor, 2011 11:39

TIRANË- Në vlerësimin e LSI-së buxhet i vitit 2012 nuk është më i miri i mundshëm, por sipas Luan Ramës e rëndësishme është se ai është një projekt ambicioz dhe realist i qeverisë për të bërë më të mirën e mundshme.

Maqedoni, sërish thirrje raciste: ‘Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë’!

Postuar në 27 Nëntor, 2011 11:24

SHKUP- Grupi i tifozëve ‘komitët’ mbështetës të zjarrtë të ekipit ‘Vardar’ kanë lëshuar një lumë fyerjesh dhe sharjesh raciste ndaj shqiptarëve. Fyerjet në kor janë dëgjuar vazhdimisht gjatë ndeshjes që u zhvilluan sot mes Vardarit dhe klubit “Ohri 2004”. 

“Shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptarët të zhduken”, janë disa nga thirrjet e drejtuara në Stadiumin e qytetit “Filipi II” në Shkup, raporton agjencia e lajmeve INA.

Pakistan: Zhvillohet ceremonia e varrimit për ushtarët e vrarë nga sulmi i Natos

Postuar në 27 Nëntor, 2011 10:41

 

Pakistani zhvilloi sot ceremoninë mortore për 24 ushtarët e vrarë dje në një sulm ajror ndërkufitar të Natos në rajonin veripërëndimor të vendit. Sekretari i Përgjithshëm i Natos Anders Fogh Rasmussen tha sot se i kishte shprehur ngushëllime kryeministrit Yusuf Raza Gilani për siç u shpreh ai “vdekjet tragjike dhe të pa qëllimshme”.

Putin pranon nominimin për President

Postuar në 27 Nëntor, 2011 06:12

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka pranuar nominimin për president nga partia Rusia e Bashkuar.

Putin u tha delegatëve të partisë Rusia e Bashkuar se ishte falenderues për të gjithë ata që e kanë mbështetur kandidaturën e tij ndërsa e pranoi kandidaturën me fjalët, “me mirënjohje e pranoj këtë propozim”.

Stanislav Govorukhin, ishte ai që fillimisht nominoi Vladimir Putinin për të kandiduar për president, në një kongres të partisë Rusia e Bashkuar në Moskë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara