Irani: Bombardojmë Turqinë nëse SHBA e Izraeli na godasin
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/6138_2_201.jpg?itok=OXQPugFX)
Irani do bombardojë Turqinë nëse SHBA ose Izraeli do të shkatërrojnë instalimet bërthamore. Kështu paralajmëroi një komandant i lartë ushtarak. Gjenerali Amir Ali Haxhizaden, kreu i divizionit aerospacial në Gardën Revolucionare tha se do të sulmohen mburojat kundër raketave që ka NATO në rajon.
Sistemi, të cilin Turqia pranoi ta instalojë në shtator, synon të parandalojë sulmet me raketa iraniane në Izrael.
Paralajmërimi është një pjesë e një strategjie të re nga lideri suprem Ajatollahu Ali Khameini që konsiston në përgjigjen ndaj kërcënimeve me kërcënime. Gjenerali Haxhizadeh tha: “Nëse do kërcënohemi, do të shënjestrojmë mburojën kundër raketave në Turqi dhe më pas do godasim të tjera shënjestra”.
TEMA
Comments
Keshtu si Irani e pat fillue
<p><strong>Keshtu si Irani e pat fillue edhe Hitleri. Ekstremistat jane nji rrezik per vete popujt e tyne.</strong></p>
Add new comment