Arkiv-Lajme të përditësuara
Gërdeci, avokati i Luan Hoxhës: Nuk ka shkelur asnjë ligj
TIRANE - Procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit ka vijuar me konkluzionet përfundimtare të palës mbrojtëse.
Avokati i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha, Ibrahim Lahi kërkoi pafajësi për të pandehurin, pasi prokuroria nuk ka përcaktuar në pretencë cilat dispozita ka shkelur klienti i tij.
Bulqizë, inspektohet miniera “ende me probleme
Aty ku pritej të hapej drita jeshile për 600 minatorët e Bulqizës për të filluar punën në këtë minierë, inspektor të dërguar nga Ministria e Ekonomisë nuk e kane dhene kete leje.
Nje grup ekspertesh nga Reparti i Inspektimit dhe nga Agjensia Kombetare e Burimeve Natyrore kontrolluan galerite e minieres per te pare nese ishin plotesuar detyrat e vendosura ndaj kompanise ne lidhje me sigurine dhe ceshtje te tjera. Por pas inspektimit urdheri per pezullim nuk eshte hequr.
Problemet mendore, 25% e shqiptarëve me depresion
TIRANE - Problemet ekonomike dhe papunësia po ndikojnë negativisht mbi shëndetin mendor të shqiptarëve, duke bërë që rreth 750 mijë shqiptarë, apo 25% e popullsisë së vendit të vuajnë nga problemet mendore. Një shifër alarmante kjo që tregon nivelin e lartë të depresivëve dhe skizofrenve në një vend si i joni ende në tranzicion.
Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë në Belgjikë
Kërkesat për azil nga shqiptarët në Belgjikë kanë pësuar rënie. Këtë e ka konfirmuar vetë Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, e cila i është drejtuar me një letër ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani.
Ambasada falenderon ministrin dhe autoritete shqiptare për reagimin që kanë patur menjëherë pas konstatimit se ka patur rritje të azilkërkuesve në Belgjikë.
“Laboratori i ideve perverse s’u mbyll me diktaturën”
Sadik Spahija hapi dje në FAP ekspozitën “Nën trysni”. Një apel njerëzor përmes simboleve të së shkuarës, që reflektojnë dhe në të tashmen
Kur hyn në portë, duhet më parë të ulësh shpinën e të bësh kujdes se mos thyen rruginën e bardhë me pllaka majolike. Bardhësia të drejton te një laborator i çuditshëm me provëza e epruveta gjigande, me tuba që varen nga tavanet…
Dyfishohen gjobat e Policisë Rrugore
Rritja e numrit të aksidenteve rrugore, kryesisht, për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, me pasojë edhe rritjen e numrit të viktimave nga aksidentet, ka detyruar qeverinë të bëjë më të rrepta masat ndëshkuese për drejtuesit e automjeteve.
Dy ligje për të shpëtuar KESH-in
Kriza financiare e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare e ka detyruar qeverinë të dërgojë me urgjencë dy projektligje në kuvend, të cilët synojnë të lehtësojnë sadopak buxhetin e KESH.
Drafti i parë i heq KESH-it detyrimin të furnizojë me energji kompanitë me konsum mbi 50 milionë kilovat orë në vit, cka sipas ministrit të Energjitikes, lehtëson me 40 milionë euro në vit buxhetin e KESH.
Familjarët: Çfarë po ndodh me hetimin e vrasjeve?
Trashëgimtarët e viktimave të 21 janarit, në dhjetëmujorin e ngjarjeve në bulevardin para godinës kryeministrore ku u vranë katër persona, i drejtohen Gjykatës së Tiranës që t’u mundësojë eksesin në dosjen hetimore, të shohin veprimet e fundit dhe të japin ndihmesën për zbardhjen sa më parë të ekzekutimeve të Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtos.
Vizat, Brukseli ngre zërin!
Vizat, Brukseli ngre zërin!
23/11/2011
Bypassi Fier e Vlorë, Financat marrëveshje me BERZH
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Bypassit të Fierit dhe të Vlorës që do lehtësojë qarkullimin në këto zona. Marrëveshja është nënshkruar sot mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ministri Ridvan Bode, duke bërë të ditur lajmin ka sqaruar se fondi që BERZH do të japë për ndërtimin e bypass-it të këtyre dy qyteteve është 125 milionë euro.
Sipas Bodes, Bypass-i i Fierit do të kushtojë 70 milionë euro dhe do të lidhë autostradën ekzistuese Fier-Vlorë me boshtin e jugut.