Arkiv-Lajme të përditësuara

Ligjet, miratohet me konsensus Kodi Rrugor

Postuar në 21 Nëntor, 2011 10:02

Miratohet me konsensus projektligji për Kodin Rrugor në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhjen e sotme, pasi u debatuan edhe njëherë propozimet e përfshira në këtë kod nga ana e opozitës, ligji kaloi me konsensus.

Pjesë e mbledhjes së sotme ishte edhe diskutimi i buxheti i vitit 2012-të. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, duke analizuar buxhetin ka deklaruar se falë tij do të bëhen një sërë reformash të rëndësishme për drejtësinë.

Gjyqi ndaj Metës, Prifti: Nuk është prekur video

Postuar në 21 Nëntor, 2011 10:00

Në Gjykatën e Lartë ka vijuar sot procesi në ngarkim të ish zëvendëskryeministrit, Ilir Meta. Në seancën e ditës së sotme, përveç ish ministrit të Ekonomisë, kanë dëshmuar edhe një biznesmen dhe dy zyrtarë të lartë të “Albpetrol.”

Në dëshminë e tij, ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti mësohet të ketë pohuar edhe njëherë se videoregjistrimi i tij është origjinal dhe se nuk ka patur asnjë ndërhyrje në të, qoftë në figurë apo zë.

Rama përshëndet tryezën e partive të vogla

Postuar në 21 Nëntor, 2011 09:58

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama menjëherë pas mbylljes së takimit mes partive të vogla për reformën zgjedhore e përshëndeti takimin, nëpërmjet një postimi të shkurtër në Twitter.

“E përshëndes takimin e partive të vogla dhe përsëris angazhimin e PS për një reformë gjithëpërfshirëse.”- shkruan Rama në Twitter.

Më herët gjatë ditës, krerët e partive të vogla ishin së bashku në një tryezë për të diskutuar reformën zgjedhore dhe qëndrimin që do të mbajnë ata.

Rritja e temperaturave

Postuar në 20 Nëntor, 2011 11:15

Ndryshimi i klimës, gjatë viteve të fundit, ka bërë që vendi ynë të karakterizohet nga një dimër më i butë, pranverë më e ngrohtë, vjeshtë më e thatë dhe një verë e nxehtë.

Ndryshimi i temperaturave, i shoqëruar edhe me rritje të nivelit të detit pritet të sjellin  probleme në fushën e bujqësisë, por edhe në atë të turizmit. Ekspertët e Ministrisë së Mjedisit kanë saktësuar se nëse nuk do të investohet seriozisht gjatë 14 viteve të ardhshme  bujqësia do të jetë sektori më i prekur nga katastrofat natyrore.  

Shqipëria në terr statistikor

Postuar në 20 Nëntor, 2011 11:12

Kur e gjithë bota po kalon një situatë të pasigurtë ekonomike për shkak të krizës së borxheve që ka përfshirë eurozonën, Shqipëria është duke lundruar në një terr statistikor.

Instituti i Statistikave ka ngrirë prej disa muajsh publikimet për shumë nga treguesit më të rëndësishëm të ekonomisë, në bazë të të cilëve duhet të ndërtoheshin politikat e qeverisë për të përballuar krizën, duke shkelur të gjitha afatet ligjore.

Shqipëri: Përpjekje për të integruar komunitetet e varfëra të rrethinave

Postuar në 20 Nëntor, 2011 11:00

Në një nga zonat më të varfra të kryeqytetit shqiptar, e mbiquajtur lagja e Kinostudios, jetojnë një numër i madh banorësh të komunitetit rom, egjiptian si dhe shqiptarë, pjesë e emigrimit të brendshëm gjatë tranzicionit.

Minibashkia numër katër e ka shumë të vështirë të përballojë varfërinë dhe problemet e shumta të lagjes me 64 mijë banorë, nga të cilët rreth 500 familje janë romë dhe egjiptianë.

Buxheti i ri, Ekspertët skeptikë: Premtimet më të larta se mundësitë

Postuar në 19 Nëntor, 2011 05:02

Studiues të pavarur të ekonomisë shqiptare po shohin me skepticizem objektivat e qeverise në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm. Ata pohojnë se rritja ekonomike do të jetë minimale, dhe premtimet për investime janë pertej mundësive reale të ekonomisë shqiptare. Sipas analistëve, buxheti i ri do t'a ketë të vështirë të mbështetet fort në mbledhjen e taksave, apo tek privatizimet, ndërkohë që edhe investimet e huaja jane në rënie.

Rritet numri i të varfërve

Postuar në 19 Nëntor, 2011 05:01

Qeveria pranon zyrtarisht se kriza ka rritur numrin e të varfëve në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punës tregojnë se numri i familjeve, që kanë nevojë për ndihmë ekonomike ka arritur në mbi 104 mijë, ose 7 mijë më shumë sesa ishte në 2010-ën.

Krahasuar me vitin 2008, përpara se të niste kriza, numri i familjeve në nevojë është rritur sipas të dhënave zyrtare me rreth 10 mijë e 700. Të varfërit janë shtresa që po goditet më fort nga kriza ekonomike, për shkak të strukturës së të ardhurave që kanë familjet shqiptare.

Prova e radhës e presidentit

Postuar në 19 Nëntor, 2011 04:58

Socialistët do të votojnë kundër dekretit të Presidentit Bamir Topi për kandidaturën e Bujar Leskajt për vendin vakant të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Qafë- Thanë, policia sekuestron një kamion me pula të sëmura

Postuar në 18 Nëntor, 2011 07:03

Policia doganore në Qafë Thanë ka bllokuar gjatë ditës së sotme një kamion me pula, të cilat kanë qenë të sëmura.

Sipas burimeve të policisë, pulat e sëmura vinin nga fshati Veshesht në Maqedoni dhe kishin si destinacion qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për një sasi prej 4.6 tonë pulash.

Pulat e sëmura që janë bllokuar nga ana e policisë, pritet që të groposen ditën e nesërme.

Tema.al

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara