Arkiv-Lajme të përditësuara
Nikolla Pano: Drejtësia, nevojë urgjente për reformim
Profesori i Universitetit të Ilinoit Perëndimor, Nikolla Pano, thotë se sistemi juridik në Shqipëri ka nevojë për depolitizim dhe pastrim nga njerëzit e pakualifikuar. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, profesori i historisë thotë se pa një reformë të tillë të thellë hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të vonohet. Profesor Pano u intervistua nga kolegu Ilir Ikonomi
BE-ja dhe Shqipëria, klima politike dhe detyrat teknike
Bashkimi Europian paraqiti sot në Tiranë një portal të ri interneti mbi kushtet dhe të drejtat e udhëtarëve që lëvizin në gjithë kontinentin për arësye të ndryshme. Ambasadori Etore Sequi tha se kjo adrese interneti nevojitet të jetë porta e parë që duhet të hapë kushdo para se të niset për udhëtim drejt vendeve të BE-së për turizëm, shkollim, biznes apo emigrim.
Piramida, Rama: U shemb edhe Kushtetuesja
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi në Twitter lidhur me mos marrjen parasysh nga Gjykata Kushetuese të kërkesës së PS-së për pezullimin e veprimit të ligjit që parashikon prishjen e Piramidës.
Sot, Gjykata vendosi rrëzimin e kësaj kërkese, me argumentin se nuk ishte e bazuar në ligj, ndërsa vetëm pak kohë më pas Rama shkruan në Twitter se “U shemb edhe Kushtetuesja dhe u ndërtua edhe maja e piramidës së drejtësisë së kapur!”
Ambasadori italian, ikën D’Elia, vjen Gaiani
Qeveria italiane ka emëruar sot ambasadorin e ri në Shqipëri, Massimo Gaiani. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Jashtme italiane.
Massimo Gaiani ka lindur në Addis Ababa, Etiopi, në vitin 1956, dhe shërben në diplomaci që prej vitit 1982.
Duke filluar nga viti 2005, Gaiani ka shërbyer si Këshilltar Diplomatik i Ministri për Çështjet Evropiane, duke dhënë mjaft ndihmë, ndërsa ka qenë gjithashtu edhe Koordinator i Zyrës së Sekretarit të Komitetit Ndërministror Evropian, për çështje evropiane.
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm
Propozimi i Komisionit Europian për ngritjen e sistemit të alarmit në bazë te përqindjes ka shqetësuar ish-raportuesen për vizat, Tanja Fajon, e cila deklaron se pezullimi i vizave rrezikon të përdoret politikisht.
Raportuesi aktual në Komitetin e Jashtëm, argumenton se ky mekanizëm po ngrihet për cështje sigurie dhe jo për t'u përdorur.
Presidenti Topi, “Qytetar Nderi” në Burrel: Duhet të lëmë mënjanë ndasitë
Presidenti Bamir Topi ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në Burrel, ku është pritur me entuziasëm dhe është nderuar me titullin “Qytetar Nderi”.
“Ky është një nga castet më të gëzuara dhe emocionuese të jetës sime se gjej të njëjtën mikpritje dhe dashuri, si shenjë e traditës së hershme historike dhe jam krenar që jam tashmë bashkëqytetari juaj”, tha Topi në fjalën e tij përshëndetëse.
Presidenti Topi gjithashtu ka thënë se duhen lënë mënjanë ndasitë politike dhe të ecet para, në mënyrë që në Shqipëri të ndërtohet një e ardhme sa më e mirë.
Tema.al
Ivanovic: Duam pavarësinë e veriut
Serbët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ideja për shpalljen e pavarësisë së veriut të Kosovës. Ndonëse nuk kanë përcaktuar kohën se kur mund të ndodhë një gjë e tillë, ideatori i kësaj nisme, Oliver Ivanovic, ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt.
“Sa më shumë që u bëhet presion serbëve të veriut, aq më e mundshme është shpallja e pavarësisë së asaj pjese”, tha Ovanovic, në një intervistë për gazetën "Zëri”.
Aksidenti, asnjë akuzë për Ledio Rucin
Ledian Ruci nuk do te jete objekt i hetimit te aksidentit tragjik te ndodhur ne kryqezimin e rruges se Elbasanit te dilen e kaluar ne kryeqytet.
Gjykata e Tiranes ka zhvilluar në ambientet e Spitalit Ushtarak seancën për caktimin e masave te sigurise ndaj Edi Likes dhe Ledian Rucit, qe ishin respektivisht drejtuesit e dy mjeteve te perfshira ne kete aksident dhe qe mbeten te plagosur.
HEC-et në privatizim vlejnë 300 milionë
Katër hidrocentralet që qeveria dëshiron të privatizojë për 100-150 milionë euro, mund të kushtojnë dy herë më shumë në rast se do të ndërtohen tani dhe kanë një jetëgjatësi prej së paku 250-300 vjet, bëjnë të ditur ekspertë të energjisë për “Shqip” duke kundërshtuar shitjen e një “pasurie kombëtare të pazëvendësueshme,” siç e konsiderojnë ata.
Eliminatoret e Botërorit 2014, zbardhet kalendari i Shqipërisë
Eliminatoret për Botërorin 2014, kombëtarja e Shqipërisë do t’i startojë në fushën e vet, më 7 shtator 2012, ndaj Qipros. Ndërkohë, janë fiksuar edhe datat dhe ndeshjet e tjera, duke kompetuar kësosoji kalendarin e Grupit E eliminator për këtë kompeticion, në të cilin, përvec Shqipërisë, marrin pjesë edhe Qipro, Zvicra, Norvegjia, Sllovenia dhe Islanda. Ndeshjet kualifikuese do të fillojnë më 7 shtator të vitit të ardhshëm dhe do të mbyllen më 15 tetor 2013.