Aksidenti, asnjë akuzë për Ledio Rucin
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/3696_1_1363.jpg?itok=GqxxsAlk)
Ledian Ruci nuk do te jete objekt i hetimit te aksidentit tragjik te ndodhur ne kryqezimin e rruges se Elbasanit te dilen e kaluar ne kryeqytet.
Gjykata e Tiranes ka zhvilluar në ambientet e Spitalit Ushtarak seancën për caktimin e masave te sigurise ndaj Edi Likes dhe Ledian Rucit, qe ishin respektivisht drejtuesit e dy mjeteve te perfshira ne kete aksident dhe qe mbeten te plagosur.
Në fund të seances, gjykata vendosi masen e sigurise 'arrest me burg' per Edi Liken drejtuesin e mjetit, Mini-Cooper, ku ndodhej edhe viktima e ketij aksidenti Brunilda Pinderi.
Te njejten mase per Liken kerkoi edhe prokurori i cili kishte ngritur ndaj tij akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekjen. Ndersa ndaj Ledian Rucit drejtuesit te mjetit BMW X6, prokurori nuk kishte ngritur asnje akuze dhe per rrjedhoje nuk pati as kerkese per caktimin e ndonje mase sigurie. Pas kesaj seance Ledian Ruci, automatikisht perjashtohet nga hetimi per kete ngjarje. Ndersa drejtuesi tjeter Edi Lika eshte konstatuar nga ekspertiza me shkelje, pasi dyshohet se ka prere ne menyre te gabuar trajektoren ku levizte mjeti tjeter BMW X6.
Add new comment