Arkiv-Lajme të përditësuara

PDIU: Autoritetet të reagojnë për thirrjet antishqiptare

Postuar në 16 Nëntor, 2011 06:31

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar ndaj koreve raciste maqedonase gjatë ndeshjes miqësore Maqedoni-Shqipëri, që u zhvillua të martën në stadiumin ‘Goce Dellcev’ në Prilep.

"Autoritetet shqiptare dhe maqedonase të reagojnë për thirrjet antishqiptare.Partitë shqiptare në Maqedoni duhet të frenojnë këto akte", thotë PDIU në reagimin e saj.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet thekson se kombi shqiptar është më i vjetri në Ballkan, ndaj nuk mund të pranohen fyerje nga askush.

AK: Thirrjet antishqiptare, provokim kombëtar

Aleanca Kuq e Zi jep alarmin e rrezikut të falimentimit të shtetit shqiptar për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik

Postuar në 15 Nëntor, 2011 07:25

Në një deklaratë të dhënë për shtyp, Aleanca Kuq e Zi ka përshëndetur raportin e Bankës Botërore për zhvillimet ekonomike në Europën Juglindore, ku përfshihet edhe Shqiperia. Aleanca Kuq e Zi jep alarimin e rrezikut të falimentimit të shtetit shqiptar për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik, rrezik i cili rritet edhe më shumë për shkak të shifrave jo reale që paraqet qeveria nëpërmjet Institutit të Statistikave.

Riekspertimi i videos Meta-Prifti, gjykata rrëzon prokurinë

Postuar në 14 Nëntor, 2011 12:55

Sot rreth orës 16:15 Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e prokurorisë për një riekspertim të videos Meta-Prifti. Prokuroria kishte kërkuar që ekspertimi të bëhej nga ekspertë të huaj, ndërkohë që Gjykata e Lartë vendosi që gjyqi të vazhdojë me pyetjen e 4 dëshmitarëve të parë në seancën e radhës, më 21 nëntor, duke hedhur kështu poshtë kërkesën për riekspertizë.
Kërkesën për ekspertë të huaj, prokurorët e bazuan në pretendimin se ekspertët shqiptarë nuk ia kanë arritur qëllimit, madje sipas tyre ata kanë dështuar në ekspertimin e videos.
SEANCA SOT

KLD largon nga detyra kreun e Gjykatës së Apelit

Postuar në 14 Nëntor, 2011 04:43

Këshili i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një mbledhje me dyer të mbyllura ku vendosi që kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Metush Saraci, të largohet nga detyra.
Ndërkohë KLD-ja vendosi që vendin e lënë bosh nga Saraçi, ta zërë përkohësisht Alaudin Malaj, i cili komandohet në këtë detyrë për 3 muaj.
Mbledhja e kld-së u drejtua nga kryetari i Këshillit, Presidenti Bamir Topi, ndërsa ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me motivin largimit nga detyra të kreut të Gjykatës së Apelit për Tiranën.

Hapet sheshi “Skënderbej”

Postuar në 14 Nëntor, 2011 02:34

Sheshi “Skënderbej” do të hapet të hënën për qarkullimin e automjeteve  me qëllim shfryrjen e trafikut në kryeqytet.
Sipas një itinerari  të hartaur nga bashkia, automjetet që vijnë nga rrugët kryesore si rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës, ajo e Dibrës do të futen në shesh me një korsi dhe dalin nga sheshi
”Skënderbej” me dy korsi dhe menaxhohen me semaforë.
Në të gjitha rrugët brenda unazës së vogël do të ketë  ndalim qëndrimi  24 orë në të dy krahët e tyre.

Dimër i vështirë, rrezikohet furnizimi

Postuar në 14 Nëntor, 2011 02:32

KESH do ta kujtojë gjatë periudhën e artë kur prodhonte në vit mbi 7 miliardë kilovat energji elektrike dhe kur fitimet arrinin në 120 milionë euro, aq sa mbushi dhe arkën e shtetit me taksa, ndërsa eksportet gjeneronin të ardhura të mjaftueshme. Bëhet fjalë për vitin 2010, ku prurjet në lumin Drin ishin të konsiderueshme, e ndërsa tani regjistron nivelin gati 3-fish më të ulët.

Laç, merr pa leje makinën, 17-vjecari përplas për vdekje policin

Postuar në 13 Nëntor, 2011 14:31

Një efektiv policie, pjesë e patrullës së përgjithshme të komisariatit të Milotit është aksidentuar për vdekje ndërkohë që autori i aksidentit është identifikuar një 17-Vjecar nga Laci.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugen Laç-Tiranë në vendin e quajtur Fshat-Laç, rreth orës 18:00 të pasdites së sotme ku një mjet benz me targe, LA 7399 A, ka aksidentuar punonjësin e policisë, Gjovalin Preng Tusha.

Vehabizmi në Maqedoni

Postuar në 13 Nëntor, 2011 14:28

Bashkësia Islame në Maqedoni dhe autoritetet e rendit thonë se në vend janë të pranishme grupe radikale islamike, por se ato nuk paraqesin ndonjë rrezik për momentin. Kryetari i Bashkësisë Islame, Sulejman Rexhepi i cili grupet e tilla i cilëson si lëvizje politike-selefiste apo vehabiste, thotë se ato nuk gjejnë përkrahje tek besimtarët muslimanë në Maqedoni. Aktualisht të gjitha xhamitë në Maqedoni janë nën kontrollin e Bashkësisë Islame.

Zeri i Amerikes

Droga, 5 shqiptarë arrestohen, 1 në kërkim

Postuar në 13 Nëntor, 2011 03:59

Mediat greke njoftuan sot arrestimin e dy shqiptarëve ndërmjet moshës 31 dhe 22 vjeç të cilët sipas policisë vendase jetonin në një apartament, pranë një kishe që ishte marrë me qira.

Këtë ambient dy shqiptarët e përdornin për të tregtuar thuajse çdo lloj droge. Në shtëpinë e tyre, në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi më shumë se 26 kg kanabis sattva, më shumë se 1 kg e gjysmë heroinë, disa gram kokainë, armë dhe plumba, peshore dhe shumë para të fituara nga shitja e drogës.

Përdorimi i të dhënave gjatë fushatave elektorale

Postuar në 13 Nëntor, 2011 03:56

Përpunuesit e të dhënave përpiqen të analizojnë mënyrat se si sillen njerëzit. Ajo që rezulton nga këto analiza mund të ndihmojë dyqanet të dinë se cilët artikuj të vendosin pranë njëri-tjetrit. Ato mund të ndihmojnë shërbimet reklamuese të përcjellin mesazhet promovuese në mënyrë më efektive. Por, të dhënat e përpunuara mund të ndihmojnë edhe politikanët gjatë fushatave elektorale, duke u treguar se ku të kërkojnë për vota.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara