PDIU: Autoritetet të reagojnë për thirrjet antishqiptare

Postuar në 16 Nëntor, 2011 06:31

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar ndaj koreve raciste maqedonase gjatë ndeshjes miqësore Maqedoni-Shqipëri, që u zhvillua të martën në stadiumin ‘Goce Dellcev’ në Prilep.

"Autoritetet shqiptare dhe maqedonase të reagojnë për thirrjet antishqiptare.Partitë shqiptare në Maqedoni duhet të frenojnë këto akte", thotë PDIU në reagimin e saj.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet thekson se kombi shqiptar është më i vjetri në Ballkan, ndaj nuk mund të pranohen fyerje nga askush.

AK: Thirrjet antishqiptare, provokim kombëtar

Aleanca Kuq e Zi i cilëson provokim kombëtar thirrjet antishqiptare që u bënë të martën gjate takimit miqesor te kombetares shqiptare me ate maqedonase.

"Nacionalizmi maqedonas është primitiv dhe i dhunshëm. Shqiptarët janë kombi më i qytetëruar në rajon", thuhet në reagim. Aleanca i bën thirrje qeverisë së Maqedonisë që të distancohet nga racizmi, ndërsa kërkon dënim të turmave histerike anti-shqiptare.

Ndeshja miqësore ndërmjet kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë është mbyllur pa gola.

Në këtë ndeshje nuk kanë munguar fyerjet raciste. Tifozët maqedonas të vetëquajtur “Majmunë’ që nga fillimi i ndeshjes kanë lëshuar shumë thirrje antishqiptare.

“Shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”,  “Dhoma gazi për shqiptarët”, ishin thirrjet raciste të tifozëve maqedonas.

Në stadiumin ‘Goce Dellcev’ në Prilep skuadrën Kuq e Zi e kanë përkrahur rreth 100 tifozë shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova.

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.