Aleanca Kuq e Zi jep alarmin e rrezikut të falimentimit të shtetit shqiptar për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/4523_aleanca-1.gif?itok=BampME4p)
Në një deklaratë të dhënë për shtyp, Aleanca Kuq e Zi ka përshëndetur raportin e Bankës Botërore për zhvillimet ekonomike në Europën Juglindore, ku përfshihet edhe Shqiperia. Aleanca Kuq e Zi jep alarimin e rrezikut të falimentimit të shtetit shqiptar për shkak të nivelit të lartë të borxhit publik, rrezik i cili rritet edhe më shumë për shkak të shifrave jo reale që paraqet qeveria nëpërmjet Institutit të Statistikave. Në deklaratën e tyre, Aleanca Kuq e Zi i bën të ditur opinionit publik se qeveria po shkon drejt shkeljes së ligjit për nivelin e borxhit publik i cili është i miratuar nga Parlamenti Shqiptar.
Ky ligj përcakton qartë se niveli i borxhit publik nuk duhet të kapërcejë nivelin e 60% ndërkohë që sipas raportit të Bankës Botëtore, sot Shqipëria është në nivelin e 59,6% të borxhit publik. Duke i shtuar këtij niveli dhe parashikimet e Fondit Monetar Nderkombëtar për rritjen ekonomike të rajonit por dhe vetë Shqipërisë, sipas të cilit kjo rritje nuk do të jetë më shumë se 2,1%, automatikisht në vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë kapërcyer nivelin maksimal prej 60% të borxhit publik. Gjithashtu Aleanca Kuq e Zi shpreh shqetësimin për mos respektimin e rekomandimeve të Fondit Monetar Nderkombëtar, i cili i sugjeroi qeverisë në Qershor të këtij viti që të mbante nivelin e borxhit publik nën 60%, madje direktiva ishte për ta ulur deri në 50%. “Kujtojmë se një vend fqinj si Maqedonia aktualisht ka nje borxh publik prej rreth 24%, ndërkohë Shqipëria po ecen drejt pikës së mos kthimit e cila do të sillte dhe rënien e ekonomise së vendit duke e bashkuar Shqipërinë me fqinjët europianë si Italia dhe Greqia, të cilat sot vuajnë pikerisht mos mundesinë e pagesës se interesave të borxhit publik”, deklarojnë për faqësues të Aleancës Kuq e Zi. “Aleanca Kuq e Zi i kërkon qeverisë që të zbatojë maksimalisht dhe me rigorozitet rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Nderkombëtar, përsa i përket nivelit të borxhit publik fillimisht, por edhe në zbatimin e politikave të kujdesshme fiskale. Rritja ekonomike të parashikohet me shifra reale, shpenzimet e panevojshme të qeverisë të shkurtohen në mënyrë imediate dhe institucionet vendase financiare të flasin me shifra reale dhe të mos genjejnë për qëllime elektorale”, përfundojnë përfaqësuesit e AK-së.
SOT NEWS
Comments
ALEANCA KOMUNISTO-FASHISTE
<p>ALEANCA KOMUNISTO-FASHISTE FLET PER BORXHIN?!.ANEKTODA E FUNDIT.FLASIN DJEMTE E "VEZES SE GJARPRIT"QE PO PERGATISIN KURBANET E RINJE RINJE NE NDESHJET E ARDHME BALLKANIKE!NUK MBULOHET SHOSHA E FASHISTEVE ME FLAMUJ DHE BANDEROLA.</p>
Add new comment