Arkiv-Lajme të përditësuara
Topi: Mosmarrëveshjet, të mos pengojnë integrimin
Presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se klasa politike shqiptare edhe pse është ende e përfshirë në vorbullën e debatit dhe retorikës politike për çështje të ditës, i ka lexuar tashmë qartë mesazhet e Brukselit lidhur me përparimin integrues evropian të Shqipërisë dhe reformat e domosdoshme në këtë drejtim.
Rikthehet shtrenjtimi i jetesës për shqiptarët
Kostoja e jetesës së shqiptarëve u rikthye në rritje gjatë muajit të kaluar, pas pesë muajsh rënie graduale, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave.
Gazeta ‘Shqip’ bën të ditur se Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 0.4 për qind gjatë tetorit në krahasim me shtatorin, ndërsa inflacioni vjetor ishte 3 për qind.
Shqipëria ka ende 13 mijë veteranë
Lufta e Dytë Botërore ka 66 vjet që ka përfunduar dhe shumica e protagonistëve të saj nuk janë më rreth nesh.
Megjithatë, 13 200 të moshuar shqiptarë ia kanë dalë të regjistrojnë veten si protagonistë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të përfitojnë pension suplementar si veteranë, publikon gazeta 'Shqip'.
BE: Ekspertizë për videon Meta-Prifti
Bashkimi Europian shprehet i gatshëm që të ofrojë ekspertizë për video-përgjimin Meta-Prifti nëse këtë e kërkojnë autoritetet shqiptare.
Zëdhënësi i Stefan Fyles deklaron për Top Channel, se Komisioni vëren progres të vogël në dënimin e korrupsionit të të gjitha niveleve dhe ky sipas tij është prioritet kyc për Shqipërinë.
Bildt në Kosovë: Duhet marrëveshje me qytetarët e veriut
Ministri suedez i punëve të jashtme, Carl Bildt zhvilloi një takim në Prishtinë me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi.
Kryediplomati suedez deklaroi se institucionet e Kosovës duhet të përpiqen për të fituar përkrahjen e qytetarëve të veriut të Kosovës.
“Kjo nuk është e lehtë por duhet të arrihet. Në të kundërtën ekziston rreziku që ai problem të zgjasë për një kohë të gjatë”- theksoi Bildt.
Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Banka e Shqipërisë kërkon të forcojë kontrollin te bankat e huaja që veprojnë në vendin tonë, si masë paraprake ndaj rreziqeve që mund të sjellë kriza financiare në rajon.
Disa ndryshime në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, kanë mbërritur këto ditë në Kuvend, ndërsa dje u zhvillua mbledhja në Komisionin e Ekonomisë për miratimin e draftit, por socialistët kërkuan më shumë kohë.
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Në afërsi të Durrësit, kryeministri Sali Berisha përuroi sot fabrikën e re të cmontimit dhe grirjes së metaleve të makinave të vjetra.
Më herët media zbuloi se kapaciteti përpunues i kësaj fabrike është shumë më i madh nga sa ofron tregu i makinave të vjetra në Shqipëri, duke pritur të furnizohet me lëndë të parë nga importi.
Bode prezanton pr/buxhetin ’12: Maturi e qeverisë
Ministri i Financave, Ritvan Bode prezanton projektbuxhetin për vitin 2012, duke e cilësuar atë një program konservativ dhe maturi të qeverisë, që do të ndihmojë në përmbushjen e prioriteteve, por do të garantojë kontroll të borxhit, deficiteve dhe inflacionit.
Prezantimi është bërë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku Bode ka bërë një panoramë të plotë të zhvillimit ekonomik, sipas tij në rritje për vendin tonë, pavarësisht presionit të fortë të krizës globale.
Kosovë, mblidhet Komiteti i Sigurisë
Në Kosovë është mbledhur të martën Komiteti për vlerësimin e Sigurisë, ku është diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
Në fjalën e tij, kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka vlerësuar se situata në veri është e qetë, por e tensionuar.
Sipas tij, situata është e tensionuar për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve me barrikada nga strukturat paralele serbe.
“Qytetarët serbë në veri duhet ta kenë të qartë se ato struktura nuk mund ta mbajnë peng KFOR-in me kushtëzimet e tyre”, ka deklaruar Kastrati.
Greqi, Papandreu-Samaras bien dakord për kryeministrin e ri
Perfunduan duke arritur progres mremjen e se henes negociatat mes Papandreut dhe Samaras. Zedhenesi i qeverise tha se diskutimet do vazhdojne edhe neser. Në ora 12 00 te marten, Papandreu mbledh qeverinë dhe mendohet se deri atëherë do jetë mësuar emri i kryeministrit dhe ministrave të qeverisë së koalicionit.