Bildt në Kosovë: Duhet marrëveshje me qytetarët e veriut

Postuar në 08 Nëntor, 2011 12:07

Ministri suedez i punëve të jashtme, Carl Bildt zhvilloi një takim në Prishtinë me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi.
Kryediplomati suedez deklaroi se institucionet e Kosovës duhet të përpiqen për të fituar përkrahjen e qytetarëve të veriut të Kosovës.
“Kjo nuk është e lehtë por duhet të arrihet. Në të kundërtën ekziston rreziku që ai problem të zgjasë për një kohë të gjatë”- theksoi Bildt.
Bildt nënvizoi se në veri të Kosovës ka njerëz që nuk e duan pavarësinë e Kosovës, por ka edhe serbë të cilët jetojnë në jug të lumit Ibër dhe e kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.