Arkiv-Lajme të përditësuara
Biberaj: E shoh Topin si liderin e ardhshëm të së djathtës.
Zoti Biberaj, së fundmi po flitet gjithmonë e më shumë për një lëvizje të re politike të pritshme vitin që vjen, të drejtuar nga presidenti aktual Bamir Topi. Si një themelues i PD-së, ish-deputet i PD-së, ish-anëtar i kryesisë dhe me një eksperiencë të gjatë në PD, si e shihni këtë lëvizje?
Korçë, pagëzime masive në emër të Vorio-Epirit
Vetëm pak kohë pas largimit të konsullit grek nga Korça, i cili do të mbahet mend gjatë për deklaratat e tij të forta pro greke, një tjetër shoqatë ekstremiste zbarkon në Korçë, këtë herë duke kryer fushata pagëzimi në fshatrat e këtij qyteti. Lajmi bëhet i ditur nga Gazeta Shqiptare.
SFEVA, vetëm pak ditë më parë ka iniciuar dhe sponsorizuar pagëzimin e 19 personave nga fshati Polenë i Korçës si dhe 8 martesa.
Kongresi i PS, votohet sot programi e statuti
1500 delegatë socialistë mblidhen sot në Pallatin e Kongreseve për të votuar programin e ri politik të Partisë Socialiste si dhe ndryshimet në statutin e saj. Po kështu këta delegatë do të votojnë sot për të zgjedhur edhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare, por edhe anëtarët e Komisionit të Garancive Statutore. Burimet zyrtare nga PS bënë të ditur dje, se do të jetë sekretari organizativ, Blendi Klosi ai që do të hapë Kongresin. Më pas do të nisë prezantimi i 4 shtyllave kryesore të programit politik të PS-së.
Greqi, votëbesohet qeveria e Papandreut
Qeveria e kryeministrit Papandreu i ka mbijetuar edhe nje votebesimi te ri ne parlamentin grek, ne mbremjen e se premtes duke siguruar 153 vota pro te grupit parlamentar te Partise Socialiste nga 298 te pranishem ne salle.
Ky zhvillim politik, teper pozitiv per te ardhmen e Greqise ka ardhur si rezultat i angazhimit te Papandreut, se menjehere pasi te marre votebesimin do te udheheqe procesin per krijimin e nje qeverie te re, te bashkepunimit te gjere me forcat e tjera politike, ne te cilen ai ndoshta nuk do te jete kryeminister.
Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave?
Një dite pas vendimit të parlamentit për rrëzimin e dy dekreteve të Presidentit, mes të cilëve edhe atë për ligjin e shumëdebatuar të mbetjeve, presidenti i Republikës Bamir Topi deklaroi se bazuar në të drejtën kushtetuese, ai ktheu ligjin, duke kontestuar nenin që i hap rrugë importit të mbetjeve.
KFOR heq, serbët vendos barrikada
Pjesëtarët e KFOR-it sot rreth orës tetë kanë filluar të heqin barrikadën në vendkalimi kufitar te Bërnjaku, njofton Tanjug .
Mediet serbe njoftojnë se pas heqjes së një barrikadë, serbët kanë vendosur një tjetër disa metra më larg nga e vjetra.
Ushtarët e KFOR- it janë në kordonë ddhe më të gjitha pajisjet kundër demonstratave.
Italia nën kontrollin e FMN? Roma e mohon
Informacione kontradiktore lidhur me Italine dhe problemet qe diskutohen ne takimin e nivelit te larte G20.
Reuters ben me dije se Italia pas shume debatesh ka rene dakord te monitorohet nga FMN dhe BE, per përmbushjen e angazhimeve te saj lidhur me reformat financire dhe uljen e deficitit në buxhet. Nderkohe qe Roma e mohon nje lajm te tille, duke mos pranuar dakordesine.
“Plehrat”, BE e shqetësuar
Në kohën kur qeveria argumenton se ligji për mbetjet mbështetet nga Bashkimi Europian, në raportin e freskët të tetorit nuk rezulton kështu. Komisioni nuk shprehet as pro dhe as kundër, por evidenton shqetësimet që lidhen me menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri.
Greqi, Papandreu anulon zhvillimin e referendumit
Greqia nën ethet e ndryshimeve politike. Ja c’po ndodh minutë pas minute.
- Reuters, duke cituar një burim nga zyra e Papandreut shkruan se marrëveshja e re e kredisë nuk do të vihet në referendum nëse ka konsensus PASOK-ND.
- Papandreu: Nuk do te jap doreheqjen si kryeminister
- Papandreu autorizon negociata me opoziten per qeveri tranzitore
- Papandreu anulon referendumin qe kishte propozuar.
- Pas takimit me deputetë nga partia e tij PASOK, z. Papandreu do të mbajë një fjalim në parlament para votebesimit qe do te zhvillohet neser ne mesnate.
Rama: Importi i plehrave, tradhëti
Kreu opozitës, Edi Rama, nuk ka mbetur jashtë debateve në parlament ku diskutohej ligji i kthyer nga presidenti Bamir Topi për “menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Në harkun kohor të një ore, Rama nëpërmjet rrjetit social “Twitter” ka postuar dy komente. “Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash” shkruan Rama ndërkohë që kryeministri Berisha, nga foltorja e parlamentit mbronte këtë ligj.