Biberaj: E shoh Topin si liderin e ardhshëm të së djathtës.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/8729_1_883.jpg?itok=mIQ5FfYw)
Zoti Biberaj, së fundmi po flitet gjithmonë e më shumë për një lëvizje të re politike të pritshme vitin që vjen, të drejtuar nga presidenti aktual Bamir Topi. Si një themelues i PD-së, ish-deputet i PD-së, ish-anëtar i kryesisë dhe me një eksperiencë të gjatë në PD, si e shihni këtë lëvizje?
Natyrisht që të ardhmen e vet politike Presidenti i Republikës e percakton vete, por une do te gjykoja se e djathta shqiptare ka nevoje sot me shume se kurre per nje reformim, per nje ri-formatim te plote pasi PD fatkeqësisht nuk eshte me parti e djathte dhe nuk perfaqeson me te djathten. Lidershipi PD-se eshte tkurrur tashme ne nje grup te vogel, pa asnje lloj identiteti dhe pa asnje lloj perfaqesimi, me perjashtim te interesave te tyre te ngushta dhe te klaneve qe i rrethojne. Pare ne kete kendveshtrim çdo levizje per reformimin e te djathtes, perfshire edhe nje formacion te ri politik me filozofi te djathte ndihmon ne radhe te pare te djathten, por me gjere i sherben interesave te popullit dhe te demokracise.
Nëse është e vërtetë që presidenti aktual po mendon për të ardhmen e tij politike, cilat variante sipas jush janë më të mundshmet për tu realizuar; 1. Një partie e re 2. Lëvizje brenda PD-së për marrjen e drejtimit të saj, apo 3. Pozicionimi në rolin e një moderatori të politikës, siç kemi bërë zakon t’i shohim ish-presidentët Moisiu apo Mejdani?
Me çdo lloj algoritmi apo kombinacioni, une e shoh z. Topi si liderin e ardhshem te se djathtes shqiptare.
A jeni ju pjesë e një lëvizje të re me në krye Topin dhe sa të mundur e shihni suksesin e saj tek e djathta?
Une e shoh veten pjese te kontributit per reformimin e se djathtes, pjese te se djathtes se vertete, qe perfaqeson interesat e elektoratit te djathte dhe qe mbron interesat e mbare shqiptareve, pavaresisht bindjeve politike, perkatesive fetare apo lokale, dhe me gjere interesat e shqiptareve brenda Shqiperise dhe jashte saj, kudo qofshin ata. Me eliten intelektuale, me brezin e ri, me personalitete te te gjitha fushave, dhe me nje pune titanike me çdo shqiptar, them se suksesi do te jete i garantuar.
Përmendëm më lart karrierën tuaj në PD, e cila pati shkëputje, siç dihet, duke mos u bërë më pjesë e listës së kandidatëve për deputetë dhe strukturave të larta drejtuese. Mund të na përshkruani pak luftën e klaneve brenda PD-së… Çfarë ndodh në këtë parti që po konsumon mandatin e dytë të pushtetit dhe ku sherret dhe armiqësitë mundohen të mbahen përgjithësisht larg medias e publikut?
Gjithcka qe ka ndodhur dhe ndodh ne PD eshte pasoje e drejtimit te PD-se me mentalitet dhe psikologji tipike komuniste dhe e pushtimit, e uzurpimit, e tjetersimit te partise nga kulti i unit, nga kulti i individit.
Siç konceptohet nga jashtë duket se ekzistojnë klane, ai i Lulzim Bashës dhe ai i Jozefina Topallit, si një luftë mes të vjetërve dhe të rinjve që erdhën në 2005-ën, apo ka dhe ndonjë grupim tjetër që lufton për influencë brenda kësaj partie? Si e shihni rolin e kryetarit Berisha në këtë prizëm, kë mbështet dhe kë kundërshton ai?
Ne PD ligjin e ben kryetari, te tjeret jane inekzistent, thjesht kukulla qe levizin sipas telekomendes se kryetarit. Klanet i “krijon” apo “shkrin” kryetari sipas interesave te tij dhe per tym mediatik.
Zoti Biberaj, të vijmë tek një pyetje tjetër që s’ka të bëjë me të ardhmen e partisë por me qeverisjen e vendit. Vendi ynë sapo humbi për herë të dytë mundësinë për të marrë statusin kandidat për në BE, si e shihni ju këtë moment në raport me qeverisjen Berisha-Meta?
Nje deshtim te plote te kesaj qeverisje, por me gjere edhe te klases politike qe ka sot vendi, pasi edhe opozita me politiken e bojkotit ka pergjegjesite e veta.
A mendoni se kjo qeveri i ka marrëdhëniet të ngrira me Brukselin, nëse po ku qëndron problemi?
Totalisht te ngrira, e shikoni se ne çfare izolimi eshte qeveria, vetem Llukashenko n.q.s. eshte me i izoluar. As nuk ju vjen kush ne Shqiperi, as nuk shkojne pushtetaret aktuale gjekundi. Vijne dhe shkojne ne Ballkan drejtuesit e politikes europiane, por asnje nuk zbret ne Tirane, te gjithe i bien rrotull Shqiperise por pa ardhur ketu. Arsyet dihen, nga 12 kushte qe ka BE, nuk eshte plotesuar asnje. N.q.s. do te beja nje krahasim, ky rezulatat eshte si rezultati i studentit me te dobet te grupit qe e dorezon fleten e provimit te bardhe dhe s’ka c’i ben as pedagogu.
Si e shikoni rrëzimin e dy dekreteve të Presidentit të Republikës?
Me rrezimin e dekretit lidhur me importin e mbetjeve, kjo qeveri perfundimisht dhe publikisht u shkeput nga populli dhe interesat e tij dhe zgjodhi te mbroje dhe perfaqesoje interesat e mafies rajonale te plehrave dhe po t’i referohemi terminologjise se qeveritareve, qeveria u shkeput nga populli dhe u bashkua me plehun ose plehrat. Ndersa me rrezimin e dekretit per kryetarin e KLSH-se, te ben pershtypje bashkimi i votave te PD-se dhe PS-se kunder nje ish-deputeti te PD-se i cili ne vitin ‘97 u perpoq te mbronte duke sakrifikuar gjithcka interesin kombetar, rendin kushteues, demokracine shqiptare, PD-ne dhe ish-presidentin e asaj kohe qe sot eshte kryeminister.
Si e vlerësoni të vetmen votë pro dekreteve, atë të z. Oketa?
E gjykoj dhe vleresoj ashtu siç eshte, nje vote dinjitoze, kurajoze dhe mbi te gjitha nje vote qe perfaqeson dhe mbron interesat jo vetem te qytetareve te Durresit ku z. Oketa eshte zgjedhur deputet, por edhe me gjere te qytetareve shqiptare.
Blerina Gjoka
Add new comment