Arkiv-Lajme të përditësuara
Akuzat ndaj Kulicaj, gjykata gjobit deputetin Taulant Balla
Gjobitet një tjetër deputet i Partisë Socialiste për shpifje. Vendimi është marrë sot në gjykatën e Tiranës nga gjyqtarja Rezarta Vigani, e cila e ka gjetur deputetin Taulant Balla fajtor për veprën penale të shpifjes, në drejtim të nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj.
Balla duhet t’i paguajë tashmë Kulicajt 700 mijë lekë të reja dëmshpërblim. Pas vendimit Balla ka deklaruar se kishte shkuar në gjykatë për të paraqitur prova, në lidhje me akuzat që ka bërë ndaj Kulicaj.
"The Economist": Serbia e humbi veriun
“Qeveria e Serbisë e ka humbur kontrollin e veriut të Kosovës të dominuar nga serbët.” Kështu shrkuan në një artikull të saj gazeta britanikja The Economist, sipas së cilës bllokimi i rrugëve nga serbët në veri të kujton situatën e viteve 90, kur serbët bllokonin Krainën në Kroaci. Por ata u larguan nga aty nga ushtria fitimtare kroate.
“Ka shumë pak mundësi, për të mos thënë asnjë, që bllokimi i rrugëve në Kosovë të çojë në një katastrofë të tillë. Por, disa kanë frikë se gjërat mund të shkojnë shumë keq”, shkruan "The Economist".
Mazhoranca kundër Sali Shehut
Të enjten në Top Story, mazhoranca dha shkëndijen e parë të kundërshtimit të emrit të propozuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Presidenti ka propozuar për këtë post ish-deputetin e PD-së, zotin Sali Shehu.
Sistemi i ri zgjedhor, PD-ja dhe PS-ja “shesin” aleatët e tyre
Refuzimi i demokratëve sjell tërheqjen e socialistëve për rishikimin e pragut elektoral
Demaçi: Vetëvendosje nuk me donte për president
PDK kishte përkrahur idenë që Adem Demaçi të zgjidhej president i Republikës në kohën kur Behgjet Pacolli u detyrua ta lëshojë këtë post. Por, Lëvizja Vetëvendosje refuzoi ta mbështesë atë.
Adem Demaçi, në një prononcim për Express, tha se partia e Albin Kurtit humbi një shans të mirë. Atij i ka mbetur hatri në Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo parti, thotë se u bë pengesë që të mos bëhej president i Kosovës, pasi që Behgjet Pacolli braktisi zyrën më të rëndësishme në vend.
KFOR-i, aksion në mesnatë, heq barrikadën
Ushtarët e KFOR-it sot në mëngjes kanë hequr barrikadën që serbët e mbanin në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak, në drejtim të Ribariqit.
Aksioni është zhvilluar gjatë orës 03.00 të pas mesnatës. Gjate aksionit KFOR-i ka larguar nga zona qe mbahej e bllokuar disa kamionë.
Mediet serbe njoftojnë se aksioni ka qenë i rrufeshëm, në të kanë marrë pjesë shumë ushtarë, të cilët me mjete të blinduara kanë larguar kamionët.
Aksioni duket se eshte zhvilluar i qete, pasi nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana serbëve.
Rinas, kthehen 10 azilkërkuesit nga Belgjika
Pas shqetesimit te ngritur nga shteti belg per shtimin e azilkerkuesve nga Shqiperia ka nisur dhe marrja e masave. Paraditen e sotme kane zbritur në aeroportin e Rinasit 10 azilkërkuesit shqiptarë të kthyer nga Belgjika.
Vetem pak dite me pare, drejtori për Imigracionin dhe Azilin në ministrinë e Brendshme Belge Freddy Rosemont, ne nje takim me kreun e policise shqiptare, deklaroi se vetëm gjatë tetorit shqiptarët kanë bërë 240 kërkesa për azil, kryesisht për probleme gjakmarrjeje.
Diçka do mbajnë mend nga detyra këta të LSI
Pak ditë pasi gazetat rozë publikuan një foto të zyrtarit të LSI në Ministrinë e Ekonomisë, Besjan Pesha, duke shijuar një udhëtim ‘pune’ në Rio De Zhaneiro dhe duke imituar statujën e Jezu Krishtit me krahë hapur, në vendin e madh të Amerikës Latine ka mbërritur edhe ministri i Jashtëm, LSI-sti Edmond Haxhinasto. Në fakt ka nja katër ditë që është në Brazil, pasi në lajmërim nuk e ka specifikuar se sa do zgjasë kjo vizitë punë. Duket se u ka hyrë në qejf kalimi i oqeanit këtyre të LSI, që e kanë qarë punën në Shqipëri e në Europë.
‘Maxhoranca e ka lënë Shqipërinë pa kufij zyrtarë’
Kuvendi i Shqipërisë nuk mundi të miratonte as në seancën e ditës së sotme ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. Opozita, pavarësisht thirrjes së kryetares së Kuvendit për të miratuar ligjet, nuk dha votën e saj.
Në fjalën e tij në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, mungesën e votës, deputeti Ilir Gjoni tha se opozita kërkon ligje të qëndrueshme dhe jo me arna siç na keni prurë për shembulli Kodin detar.
Gjoni akuzoi maxhorancën se e ka lënë Shqipërinë pa kufij, edhe pse po i afrohemi 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar.
Ambasadorja gjermane: Në Shqipëri nuk gjen njeri në zyrë në orën tetë
Ambasadorja gjermane në Shqipëri Carola Mueller Holtkemper dhe publicisti Ardian Klosi të ftuar në Regensburg në tryezën: “Politika gjermane në Shqipëri: Të veprosh në një vend mes dinamikës dhe bllokadës së brendshme”