Akuzat ndaj Kulicaj, gjykata gjobit deputetin Taulant Balla

Postuar në 28 Tetor, 2011 09:23

Gjobitet një tjetër deputet i Partisë Socialiste për shpifje. Vendimi është marrë sot në gjykatën e Tiranës nga gjyqtarja Rezarta Vigani, e cila e ka gjetur deputetin Taulant Balla fajtor për veprën penale të shpifjes, në drejtim të nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj.
Balla duhet t’i paguajë tashmë Kulicajt 700 mijë lekë të reja dëmshpërblim. Pas vendimit Balla ka deklaruar se kishte shkuar në gjykatë për të paraqitur prova, në lidhje me akuzat që ka bërë ndaj Kulicaj.
“Sot erdha në seancë për të paraqitur provat, nuk i heq asnjë presje deklaratave të mia”, tha Balla.
Për vendimin e Gjykatës së Tiranës ka reaguar edhe nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj. Ai ka thënë për News24 se me këtë vendim të gjykatës drejtësia u vendos në vend. “Gjykata vendosi në vend drejtësinë, vendimi u bazua në prova e fakte. Unë nuk kam të bëj me akuzat e Ballës, nuk kam qenë pjesë e hetimeve nga prokuroria”, tha Kulicaj.
Deputeti Balla e kishte akuzuar javë më parë Kuliçajn se ishte i përfshirë në afera korruptive dhe kriminale në policinë e shtetit.

Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.