Demaçi: Vetëvendosje nuk me donte për president

Postuar në 28 Tetor, 2011 03:55

PDK kishte përkrahur idenë që Adem Demaçi të zgjidhej president i Republikës në kohën kur Behgjet Pacolli u detyrua ta lëshojë këtë post. Por, Lëvizja Vetëvendosje refuzoi ta mbështesë atë.

Adem Demaçi, në një prononcim për Express, tha se partia e Albin Kurtit humbi një shans të mirë. Atij i ka mbetur hatri në Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo parti, thotë se u bë pengesë që të mos bëhej president i Kosovës, pasi që Behgjet Pacolli braktisi zyrën më të rëndësishme në vend.

Simboli i rezistencës kosovare ishte propozuar për këtë pozitë nga një grup qytetarësh që jetojnë në Amerikë dhe kishte marrë pëlqimin e Partisë Demokratike të Kosovës, por këtë mbështetje nuk ia ofroi partia opozitare që udhëhiqet nga Albin Kurti.

“Këta kanë qenë pengesë dhe nuk kanë propozua asgjë. Ata që kanë propozu, kanë kërku që unë të jem president. Dhe ata (Vetëvendosje) kanë refuzu dhe e kanë fitu kontestin, e u bë qysh deshën ata”, theksoi Demaçi për Express.

Megjithatë, ai nuk flet shumë për këtë çështje duke thënë se kjo i takon historisë dhe se me këtë Vetëvendosja e ka humbur shansin të hyjë në pushtet.

Zëri

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.