Arkiv-Lajme të përditësuara
Qeveria nis procedurat për privatizimin e "Albpetrol"
Qeveria nis procedurat për privatizimin e shoqërisë “Albpetrol”. Në mbledhjen e sotme të qeverisë Berisha tha se ky privatizim do të bëhet në përputhje të plotë me ligjin e miratuar në vitin 1998, për privatizimin strategjik.
Mungesa e një formule se si do të shitej kompania e shfrytëzimit të naftës, Albpetrol, kishte ngrirë interesin e investitorëve për blerjen e tij.
Albpetrol aktualisht është kompania e shtetit, që ka të drejtën e shfrytëzimit dhe nxjerrjes së naftës në vend dhe gjithashtu ka edhe asete të tjera që lidhen me aktivitetin e kompanisë.
Rama: Referendum për plehrat
Kreu socialist, Edi Rama, kërkoi referendum për rrëzimin e ligjit të importimit të mbetjeve. Këtë deklaratë Rama e bëri gjatë mbledhjes së zakonshme të Grupit Parlamentar socialist. “Përvoja tragjike e vendeve të varfra, pa kontroll kufitar të mirëfilltë, që kanë pranuar të fusin plehra nga jashtë dhe kanë marrë brenda mortjen e radioaktivitetit, tregon se në linjat e lëvizjes së plehrave drejt këtyre vendeve lëvizin edhe interesa shumë të mëdha mafioze. Për këtë duhet të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion dhe të mos mjaftohemi vetëm me debatin në Parlament.
METE gjobit CEZ me 30 milionë lekë të reja
CEZ Shpërndarje është gjobitur sot nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me 30 milionë lekë të reja.
Në një njoftim të shpërndarë nga ministria thuhet se vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM), vendim i cili ka ardhur pas futjes së mjeteve matëse (sahatët) të paverifikuar përpara përdorimit dhe moszbatimit të ligjit për bashkëvulosjen e morseterisë së aparatit matës.
Samiti kundër krizës së Euros
Liderët e Bashkimit Europian mblidhen për një samit emergjence në Bruksel, i projektuar të finalizojë detajet e planit për frenimin e krizës së borxhit të Eurozones.
Bisedimet pa rezultat te fundjaves jane fokusuar mbi nje marreveshje qe detyron bankat te sigurojne kapital për të kompensuar humbjet e ardhshme. Një tjetër pikë kyce e takimit është diskutimi mbi shtimin e fondit të dorezanise për vendet në telashe të zonës së Euros.
Greqia heq pensionet për 3 500 pensionistë nga Shqipëria
Enti i siguracioneve të Bujqësisë (OGA) u ka hequr pensionet 3 500 pensionistëve shqiptarë, sepse nuk depozituan brenda afatit ligjor dokumentacionin që iu kërkua. Këtë e bëri të ditur ministri i punës dhe sigurimeve shoqërore, Jorgos Kutrumanis.
Ministri bën me dije se në kuadër zbatimit të mënyrës së re të pagesës së pensioneve nëpërmjet llogarive bankare, u krye regjistrimi dhe verifikimi i gjithë pensionistëve që përfitojnë pension nga OGA (me vlerë 360 euro) dhe kanë lindur në Shqipëri.
Akuzat, Gjinushi i përgjigjet Braces: Mblidhe mendjen!
Pas Paskal Milos, edhe Skënder Gjinushi i PDS-së, ka lëshua lëshuar deklarata të ashpra ndaj deputetit socialist Erjon Braçe, i cili një ditë më parë i akuzoi aleatëte PS se përfundimisht mund të quhen "pazarxhinj".
Socialdemokrati, Gjinushi në një prononcim për "Gazeta Shqiptare" u shpreh dje se "reagimi im është ky: Erjon Braçe mblidhe mirë mendjen". Duke i vlerësuar si jo të drejta deklaratat e deputetit socialist, Gjinushi nuk ka dashur të vijojë më tej konfliktet me një prej drejtuesit e partisë së madhe aleate.
Prokuroria nis hetimet për kutitë e 8 majit. KQZ: Sot digjen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë sot procesin e hapjes së kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit të Partisë Socialiste, për manipulim në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
Socialistët pretendojnë se në kutitë e votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës janë gjetur më shumë vota se numri i votuesve.
Thaçi: Do takoja sërish Tadiçin
Kryeministri Hashim Thaçi, i cili mori pjesë në punimet e Forumit ekonomik për Kosovën në Vjenë, ka thënë se ky forum ishte shumë i rëndësishëm për Kosovën, për faktin sepse, siç tha ai, në këtë forum në radhë të parë u bë një prezantim i rrethanave të reja, të krijuara në Kosovë për investitorët e huaj të cilat i favorizojnë investuesit e huaj.
Veriu i Kosovës, Obama mbështet KFOR-in
Presidenti Barack Obama dhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta janë informuar për trazirat në veri të Kosovës dhe reagimin profesional të ushtarëve amerikanë. Deklarata eshte dhene sot nga gjenerali Craig R. McKinley gjatë një vizite në Bondsteel.
Ai ka sjellë përkrahjen e e presidentit Obama për përpjekjet e KFOR-it në vendosjen e lirisë së lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës.
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Specialistet gjykojne se shkaterrimi qe po i behet lumit Erzen me marrjen e inerteve, ne nje kohe kur eshte e ndaluar, po shkakton nje katastrofe mjedisore te pariparueshme.
Lumi Erzen po vazhdon të shfrytezohet barbarisht përgjatë gjithë shtratit te tij. Inertet e ketij lumi, po perdoren per ndertimin e Unazes se Re te kryeqytetit dhe autostrades Tirane-Elbasan.