Prokuroria nis hetimet për kutitë e 8 majit. KQZ: Sot digjen

Postuar në 26 Tetor, 2011 03:04

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë sot procesin e hapjes së kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit të Partisë Socialiste, për manipulim në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
Socialistët pretendojnë se në kutitë e votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës janë gjetur më shumë vota se numri i votuesve.
Por pavarësisht kësaj nisme të Prokurorisë zëdhënësi i KQZ-së, në një prononcim për "Gazeta Shqiptare", konfirmoi vendosmërinë e këtij institucioni për të djegur fletët e votimit të 8 Majit, pavarësisht hetimeve të nisura.
Akti i për asgjesimin e materialeve zgjedhore u miratua me uninamitet nga të anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor gjatë mbledhjes së realizuar në 26 shtator të këtij viti.
Ky akt në zbatim të nenit 178 të Kodit Zgjedhor përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore, por edhe fletëve të votimit, brenda një afati 65 ditësh.
Neni 178 i Kodit Zgjedhor që flet për ruajtjen e dokumentacionit, në pikën 6 të tij, parashikon që "pas përfundimit të afatit për ankimet, KQZ hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit Qendror të Shtetit në mënyrën e caktuar prej tij. Të gjitha fletët e votimit dhe kundërfletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së".
Procesi i kutive të materialeve zgjedhore do të përfundojë më 31 dhjetor 2011.

Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.