Arkiv-Lajme të përditësuara

Vodhi formularët, pranga kontrollorit të Censusit

Postuar në 27 Tetor, 2011 11:08

Një 29 vjecar, kontrollor i censusit per rrethin e Përmetit vihet në pranga për vjedhje të formularëve. Sipas policise, ne pranga eshte vene  Lorenc Lumani 29 vjec, lindur dhe banues në Komunën e Piskovës.

Ish kontrollori i anketuesve të censusit i pushuar nga puna në javën e tretë të rregjistrimit, një ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, kishte hyrë në ambjentet e brendshme të administratës komunare të Piskovës dhe prej andej, ksihte tërhequr dy kuti me materiale shkresore të rregjistrimit të popullsisë.

Pranga biznesmenit 29-vjeçar, pastroi para

Postuar në 27 Tetor, 2011 11:05

Policia e Shtetit njoftoi sot arrestimin e biznesmenit Vaid Tarja, 29-vjeç pronar i tri kompanive, “U&E MANAGMENT”, “ALBA-CLEAN”, dhe “SILVIO”. Biznesmeni akuzohet se ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash në mënyrë të paligjshme.

Topi dekreton propozimin e Kryetarit të KLSH

Postuar në 27 Tetor, 2011 08:04

Presidenti Bamir Topi dekretoi sot "Propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)". Kandidati për këtë post është, Sali Shehu. Presidenti dekretoi propozimin dhe ia kalon Kuvendit.
“Në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar, dekretoj
Z. Sali SHEHU i propozohet Kuvendit për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, cito sot dekretin presidencial zyra e shtypit të Presidentit.

Vendimi i BE-së, Papandreu: Shpëtuam

Postuar në 27 Tetor, 2011 08:01

Athina zyrtare e ka pritur me pozitivitet vendimin e samitit te BE-së per reduktimin ne masen 50% te borxhit grek.
Greqia shpeton ne kete menyre mbi 100 miliard euro ndersa vihen themelet per te ulur ne 120 % te PPB deficitin shteteror  deri ne vitin 2020 nga 160% qe eshte tani.
“Nje dite e re po lind per ne”,  ka thene kryeministri Papandreu, duke falenderuar gjithe greket per perpjekjen  mbinjerezore qe po bejne.

Serbët heqin vullnetarisht barrikadat

Postuar në 27 Tetor, 2011 04:53

Banorët serbë në veri të Kosovës kanë nisur mëngjesin e së enjtes të largojnë me vullnetin e tyre barrikadat e vendosura në rrugët që të cojnë në pikat kufitare 1 dhe 31.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, për Radion Europa e Lirë.
“Barrikadat po largohen nga vetë banorët. Do të shohim më vonë gjatë ditës se si do të zhvillohen ngjarjet dhe nëse do të ketë nevojë për ndërhyrjen e KFOR për heqjen e barrikadave të tjera”, ka deklaruar Hoti.

Shitja e pronës, jo pa verifikimin e noterit

Postuar në 27 Tetor, 2011 03:37

Qeveria u jep mundësi noterëve të kenë më shumë punë, por nga ana tjetër garanton më shumë transparencë në procesin e verifikimit të pronës së paluajtshme kur ajo shitet (tjetërsohet).
Miratimi i projektligjit dy javë më parë nga qeveria i hap rrugë kalimit për shqyrtim final nga ana e Kuvendit, i cili pritet ta diskutojë javës tjetër, ndërsa ndryshimet hyjnë në fuqi në janar të 2012-s.

BE arrin marrëveshje, "prerje" 50% e borxhit të Greqisë

Postuar në 27 Tetor, 2011 02:04

Arrihet më në fund pas orësh të tëra negociatash të vështira marrëveshja Merkel-Sarkozi dhe përfaqësuesve të bankave për prerjen në masën 50% të borxhit grek, përkatësisht me 100 miliardë Euro. Sipas njoftimeve, liderët evropianë ishin të detyruar të hedhin në tryezë letrën kërcënuese të falimentimit grek, në mënyrë që të bindnin anën tjetër.
Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy tha se marrëveshja bën të mundur për të reduktuar borxhin e Greqisë në 120% të GDP-së të saj deri në vitin 2020.

Konflikti gjuhësor kishte premisa politike

Postuar në 26 Tetor, 2011 16:49

Debatet e kohëve të fundit mes presidentit të Shqipërisë, Bamir Topit dhe kryeparlamentares së këtij shteti, Jozefina Topallit mbi gjuhën, ka kalua pa ndonjë reagim në Kosovë. Me përjashtime të pakta pothuajse fare ky konflikt mes dy liderëve të lartë të shtetit shqiptar nuk është ndier fare në Kosovë. Në fakt, debati mes Topit dhe Topallit sipas gjuhëtarëve kosovarë ka më së paku të bëjë me gjuhën.

Beqja: INSTAT, shifrat në terr

Postuar në 26 Tetor, 2011 16:23

Eksperti i ekonomisë në Partinë Socialiste, Ilir Beqja thotë se Instituti i Statistikave e ka zhytur vendin në terr, duke mos publikuar treguesit që detyron ligji.
“Sot që po flasim, të dhënat publike për rritjen e GDP-së janë vetëm për tremujorin e parë. E njëjta gjë ndodh me tregun e pakicës. Në fund të shtatorit të dhënat s’kanë dalë ende”, deklaron Beqja.
Sipas zotit Beqja, vonesat në këto publikime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në efektin e politikave dhe vendimeve që ndërmerr shteti në ekonomi, por edhe fusha të tjera.

Pazari me zgjedhjet në qarqe

Postuar në 26 Tetor, 2011 10:55

Rezultati që prodhuan zgjedhjet e 8 Majit ishte një fitore e koalicionit të majtë në 34 bashki, ndërsa ai i djathtë 31 bashki.
Në 12 bashkitë e mëdha të vendit, 6 prej tyre, supozohej të kishin shumicë të majtë në këshillat e qarkut, ndërsa 6 të tjera shumicë të djathtë. Të paktën në letër, pasi zhvillimet që rrodhën me konstituimin e këtyre këshillave prodhuan rezultate të tjera, ku palët risollën në skenë, skenarët e blerjes së këshilltarëve nga një koalicion i majtë, në të djathin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara