Vendimi i BE-së, Papandreu: Shpëtuam

Postuar në 27 Tetor, 2011 08:01

Athina zyrtare e ka pritur me pozitivitet vendimin e samitit te BE-së per reduktimin ne masen 50% te borxhit grek.
Greqia shpeton ne kete menyre mbi 100 miliard euro ndersa vihen themelet per te ulur ne 120 % te PPB deficitin shteteror  deri ne vitin 2020 nga 160% qe eshte tani.
“Nje dite e re po lind per ne”,  ka thene kryeministri Papandreu, duke falenderuar gjithe greket per perpjekjen  mbinjerezore qe po bejne.
 “Me keto vendime –ka deklaruar Papandreu- ju shmangem rrezikut te falimentimit, kemi siguruar financimin e vendit me 100 miliard euro deri ne 2014 kemi zgjidhur problemin e likuiditetit te sistemit bankar me 30 miliard euro me ane te rikapitalizimit te tyre, kemi siguruar pensionet e qytetareve”.
“Arritem te shpetojme nga ky kurth i falimentimit. Fakti se ne jemi ende këtu sot është një arritje e madhe për popullin grek. Pra, sot, unë mendoj se ne mund të mbyllim një kapitull, një kapitull të së kaluarës dhe se tani mund të fillojmë me gjithë forcën tonë te  punojme per një të ardhme të re për vendin tone”, tha Papandreu.
Greket e thjeshte e kane pritur me skepticizem marreveshjen e samitit te BE duke akuzuar politikanet se kane gjunjezuar vendin.   
“Nuk besoj se ishte nje marreveshje e mire,por ishte e pashmangshme. Ne kete moment Greqia ka falimentuar”, thotë Marios Karidis, student.
Ne titujt e mediave te shtypit vecohet fakti se marreveshja konsiderohet qe sjell vertetë lehtesim per Greqine, por edhe angazhime, masa akoma me te rrepta dhe kujdestari te vazhdueshme te vendit.
Perforcimi i mekanizmit te monitorimit nga teknokrate  te huaj qe do të punojë ngushtë dhe do te jene në komunikim të vazhdueshëm me Athinen zyrtare  per zbatimin e programit grek, interpretohet si humbje e sovranitetit politik te vendit, perderisa qeveria greke për vitet e ardhshme nuk do te mund te marre asnje vendim nëse nuk ka aprovimin e ekipit te trojkes.

Top-channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.