Arkiv-Lajme të përditësuara

PS, Klosi: Kongresi, moment bashkimi për socialistët

Postuar në 23 Tetor, 2011 11:52

Sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi përshëndeti sot 57. 140 anëtarët e Partisë Socialiste që u shprehën dje me votë për zgjedhjen e 865 delegatëve të Kongresit që do mbahet më 5 nëntor.
Në një prononcim për median sekretari organizativ i Partisë Socialiste, deklaroi se Kongresi i 5 nëntorit do të jetë momenti i bashkimit të madh të socialistëve e progresistëve shqiptarë me një vizion të ri evropian për Shqipërinë rreth një programi rimëkëmbje e pastrimi të plotë të Shqipërisë.

Tërmet i fuqishëm në Turqi, 500-1000 viktima

Postuar në 23 Tetor, 2011 11:32

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë Lindore, afër qytetit të Vanit, më pak se 100 kilometra nga kufiri me Iranin.
Raportet preliminare nga Turqia thonë se disa ndërtesa në qytetin e Vanit janë rrëzuar. Banorët e kryeqytetit armenian të Jerevanit po ashtu kanë ndjerë dridhjet dhe shumë banorë kanë ikur nga shtëpitë e tyre.
Nga termeti i fuqishëm, siç raporton CNN turk, kanë humbur jetën 500-1000 persona. Kryqi i Kuq i Turqisë ka njoftuar se nga tërmeti janë rrënuar 25 ndërtesa banesore në vendin e quajtur Erqish.  Në qytetin e Vanit, poashtu janë rrëzuar disa ndërtesa.

Nis samiti i liderve europianë

Postuar në 23 Tetor, 2011 11:29

Liderët europianë kanë nisur një ditë bisedimesh që synojnë zgjidhjen e krizës së borxhit dhe mbajtjen e një recesioni tjetër sa më larg që të jetë e mundur.

Reichel: Ahtisari jep mjaft, nuk ka nevojë për plan të ri për veriun

Postuar në 23 Tetor, 2011 03:14

Ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, ka thënë për “KIM Radio”, që është me rëndësi që të gjithë ta kuptojnë se ideja për ndryshimin e kufijve në Kosovë thjesht nuk është më gjë e mundshme.
Reichel ka deklaruar që nuk beson në mundësinë që veriu i Kosovës të ekzistojë si njësi politike, dhe ka vlerësuar se është i panevojshëm çfarëdo i ashtuquajtur Plani Ahtisari plus, për të cilin po spekulohet, raporton Koha Ditore.

Dy të vdekur në dy aksidente rrugore

Postuar në 23 Tetor, 2011 02:58

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një kalimtari është regjistruar mbrëmjen e sotme tek kryqëzimi i doganës në Tiranë.
Sipas informacioneve të fundit, shtetasi Kujtim Isakaj është përplasur për vdekje nga një furgon teksa kalonte rrugën.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se Isakaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që drejtuesi i furgonit është ndaluar nga policia.
Kjo e fundit pritet të zbulojë nëse aksidenti ishte përgjegjësi e plotë e furgonit, apo nëse kalimtari po kalonte rrugën me semaforin e kuq.

Aleanca Kuqezi: Censusi dështoi

Postuar në 23 Tetor, 2011 02:56

Aleanca Kuqezi deklaroi sot se censusi ishte vetëm një proces i kërkuar nga faktorë të caktuar ballkanikë për të sllavizuar një pjesë të Shqipërisë.
Aleanca Kuqezi me degët e saj në Tiranë, Tetovë e Prishtinë, konstaton se censusi ishte një përpjekje e dështuar që donte të sillte sllavizimin e Shqipërisë së veriut dhe helenizimin e asaj të jugut me orientimet që kishte formulari”, deklaroi Ardian Leka, aktivist i lëvizjes.
Sipas Aleancës, procesi në fjalë mund të konsiderohet pa frikë i dështuar, pasi më shumë se gjysma e popullsisë nuk janë regjistruar.

Kosovë-Serbi,2 marrëveshjet zbatohen në nëntor

Postuar në 22 Tetor, 2011 12:01

Grupet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia në takimin e ndërmjetësuar nga BE, kanë rënë dakord në Bruksel për datat e zbatimit të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë dhe dokumentet kadastrale.

Sipas një komunikate për media të Qeverisë së Kosovës “lidhur me marrëveshjen për kthimin e dokumentacionit kadastral, ekspertët e të dyja vendeve  kanë rënë dakord që më 20 nëntor 2011 ta aprovojnë planin për implementim, dhe po ashtu të fillojë me zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje”.

Kodi Zgjedhor, zbarkon në Tiranë Komisioni i Venecias dhe ODIHR

Postuar në 22 Tetor, 2011 11:59

Një delegacion i përbashkët i Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it, do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë të hënën e ardhshme, për të shkëmbyer pikëpamjet, në lidhje me legjislacionin dhe praktikën zgjedhore shqiptare.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se "në datën 24 tetor 2011, zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto,do të presë në takim delegacionin e përbashkët të Komisionit të Venecias dhe ODIHR, i kryesuar nga sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert".

Vrasja në Tiranë, përcaktohet identikiti i autorit

Postuar në 22 Tetor, 2011 09:52

Disa orë pas vrasjes së 62-vjecarit Rrapo Sinanaj, policia publikon të dhenat mbi të dyshuarin kryesor të këtij krimi, i cili është një i ri rreth moshës 28-30 vjec, brun dhe trup mesatar i mbushur.
Autori i vrasjes sipas burimeve hetimore ka hyre ne dyqanin me bizhuteri, ne rrugen "Siri Kodra", i maskuar me një shami të vendosur në formë trekëndeshe përpara fytyrës.

Censusi, INSTAT: Regjistrimi në terren do vijojë deri më 31 tetor

Postuar në 22 Tetor, 2011 07:55

Instituti i Statistikave deklaron se puna në terren për regjistrimin e popullisë dhe banesave 2011, do të përfundojë në fund të tetorit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara