Arkiv-Lajme të përditësuara

Trevizo, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Postuar në 19 Tetor, 2011 02:53

Policia e Trevizos ka shkatërruar në një operacion policor një organizatë italo-shqiptare që shfrytëzonin prostitucionin.
Hetimi doli në përfundimin se anëtarët e bandës merrnin vajza në Rumani për t’i shfrytëzuar si prostituta në Itali dhe i jepnin të rejave gjysmën e fitimit.
Sipas policisë, vajzat në shumë raste merrnin fare pak nga fitimet e tyre dhe një nga vajzat për këtë arsye kishte arritur të arratisej.

 

Konfirmimi: Nuk ekziston një plan "Ahtisari plus"

Postuar në 18 Tetor, 2011 15:45

 Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, u takua sot me u. d. së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun Sinno, për të diskutuar lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, për Kosovën, raport i cili zyrtarisht është publikuar më 12 tetor. 
Anëtarët e Komisionit, duke folur për çështjen e Veriut theksuan se gjendja në këtë pjesë të vendit nuk është marrë seriozisht nga qarqet ndërkombëtare.

Bregu në Shkup: Ngërci politik solli refurzimin e statusit

Postuar në 18 Tetor, 2011 15:43

Drejtori i përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sannino i bën thirrje opozitës shqiptare të heqë dorë nga bojkoti për ligjet e cilësuara në Parlament. Qëndrimi i radhës i përfaqësueist të Bashkimit Europina vjen nga Shkupi ku ishte i pranishëm në një tryezë me temë “Sfidat Evropiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”. 
Ndërsa ka folur në këtë takim minsitrja e Integrimit Majlidna Bregu nënvizoi se ngërci politik dhe bojkoti i opzitës ka sjellë sërish refurzimin e statusit kandidat të Shqëiprisë në Bashkimin Europian. 

Dade: Ja si PS punoi për integrimin

Postuar në 18 Tetor, 2011 15:40

Deputetja e Partisë Socialiste Arta Dade, njëkohësisht dhe anëtare e Kryesisë së partisë më të madhe në opozitën aktuale thotë se Partia Socialiste dhe koalicioni që ajo drejtoi punuan për integrimin. Në intervistën për radion Evropa e Lirë, ish ministre e punëve të jashtme Dade thotë edhe se "është për të ardhur keq që edhe pas pothuaj 2 muajsh që opozita ka ofruar 10 pika të cilat janë gjithsesi të negociueshme mund të mbeten 7 ose 5"

Mblidhet opozita për të unifikuar qëndrimet

Postuar në 18 Tetor, 2011 10:57

Rreth 90 minuta ka zgjatur takimi i aleateve të koalicionit opozitar, të cilet pa hyrë në detaje kanë zbuluar edhe disa prej pikave, që do të hidhen në tryezën e negociatave me mazhorancën.

Shpëtohet vogëlushja 6 ditëshe, detajet e operacionit të rrallë

Postuar në 18 Tetor, 2011 09:53

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" kanë kryer për herë të parë një operacion tek një fëmijë vetëm 6 ditësh. Belkiza Beqo është sjellë me urgjencë nga Materniteti i Tiranës për diagnostikim sa më të shpejtë pasi diagnoza e saj ishte e vështirë dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. Gjatë një konference për shtyp mjekët pediatër, kardiologë dhe kardiokirurgë kanë pohuar se tashmë Belkiza është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë kryer edhe një nga ekzaminimet për të parë ecurinë e vogëlushes. 

Bulqizë, Naço: Të mos përfitojmë nga fatkeqësite

Postuar në 18 Tetor, 2011 09:51

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka reaguar për shpërthimin që ndodhi në minierën e Bulqizës. Sipas njoftimit për shtyp të METE-s theksohet se një ekip pune është ngritur nën drejtimin e zv/ministrit Neritan Alibali dhe është nisur drejt Bulqizës.
“Specialistët e nisur drejt Bulqizës, do të verifikojnë nëse punëtorët e firmës koncensionare ACR, ishin duke kryer veprime kundër urdhrit të dhënë nga METE, apo ishin në minierë për riparimin e defekteve të konstatuara për shkak të ndërprerjes së punimeve” theksohet në njoftimin e METE-s.

Shqiperia që po zvogëlohet

Postuar në 18 Tetor, 2011 07:10

Vandalizmi ndaj natyrës në të gjithë territorin e Shqipërisë u risoll edhe një herë tjetër në qendër të vëmendjes së emisionit të Pasdites, në «Top Channel ».
Struktura jo funksionale apo të korruptuara shtetërore qëndrore e lokale që rrinë e veshtrojnë, teksa Shqipëria, tërhiqet, shqyhet e shkallmohet sikur të jetë një rrobë e pavlerë. E teksa kjo tragjikomedi po luan aktet e saj pambarim, vendi po perballet si pasoje me nje dukuri katastrofike, perpirjen me shpejtesi nga deti.

Ndërtimi godet buxhetin

Postuar në 18 Tetor, 2011 07:05

Normal
0

false
false
false

EN-US
X-NONE
X-NONE

Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave

Postuar në 18 Tetor, 2011 02:57

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë herë me dyer të mbyllura, mësohet se ka patur fokus të vecantë tek ligji i mbetjeve, i kthyer në Kuvend nga presidenti Topi.
Deputetët e PS-së do të kërkojnë me ngulm pengimin dhe mosmiratimin e tij, duke përdorur të gjitha format demokratike, deri tek ato më ekstremet, sic është kërkesa për mbajtjen e një referendumi për këtë cështje.
Ky do të jetë hapi i fundit përmes të cilit socialistët do të kërkojnë të ftojnë shqiptarët të vendosin mbi këtë iniciativë ligjore mjaft delikate dhe të rëndësishme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara