Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama: Presidenti bëri mirë që ktheu ligjin, ishte antieuropian
Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar sot lidhur me akuzat e përfolura së fundmi ndaj Presidentit Topi për mos dekretimin për ligjin "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve".
Nëpërmjet një editoriali në blogun e tij, Rama thekson se Presidenti Topi bëri shumë mirë që e ktheu ligjin pasi ai është një ligj antikombëtar dhe antieuropian.
Reagimi i Kreut të PS Edi Rama për ligjin "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve":
Lezhë, horror në Gjykatë
Ngjarja tragjike e një dite më parë në qytetin e Lezhës, ku pati perleshje me arme për cështje pronësie me pasoje vdekjen e nje personi, con në pranga pesë persona.
Sic njofton Drejtoria e Policisë së Lezhës të arrestuarit janë: Alban Deda, Viktor Bershimi, Ermal Lulasha, Sokol Seidiaj dhe Mehill Ndreu.
Manipulim me vendet bosh
Ministria e Arsimit nuk i ka rishpërndarë kuotat e mbetura të paplotesuara, në fakultetet me kërkesë të lartë në formë të drejtë dhe transparente.
Ky eshte denoncimi i dhjetëra prinderve ne Rektoratin e Universitetit te Tiranes.Ata deshmojne se ne formularin A3, kuotat e mbetura bosh ne Fakultetin e Mjekesisë, Ekonomikut, Juridikut dhe Shkencave Sociale ishin zhdukur, dhe keto kuota i jane shtuar fakulteteve te tjera,
Greqi, gjykata: Greva e doganave e paligjshme
Gjykata e Athinës cilësoi të paligjshme grevën e Doganave, një cështje që u dërgua në gjykatë nga ministria greke e Ekonomisë.
Punonjësit e doganave filluan një grevë dje në mëngjes dhe thanë se do ta vazhdojnë atë 10 ditë, deri në datën 24 tetor.
Jahjaga: Me Serbinë do të kemi marrëdhënie fqinjësie
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga komenton raport-progresin e Komisionit Europian për Kosovën, duke deklaruar se raporti i progresit dëshmon se Republika e Kosovës është në axhendën europiane dhe e ka të qartë rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për Deutsche Wellen, Presidentja Jahjaga thekson se e ardhmja e të gjitha vendeve të rajonit të Ballkanit është integrimi në Bashkimin Evropian dhe kjo arrihet vetëm duke e ndihmuar dhe jo penguar njëri-tjetrin.
Ndërtimi vazhdon në ngërc
Ndërtuesit ankohen se po kalojnë një nga periudhat më të vështira financiare ku kërkesa në treg është e ulët dhe likuiditetet mungojnë.
“Është në të njëjtën linjë me gjendjen e përgjithshme, mungesë likuiditeti, që ndikon në investimet private në ndërtim”, deklaron Luigj Aleksi nga shoqata e ndërtuesve.
Aleksi thotë se tani gjithë industria është përqëndruar kryesisht tek punët publike të qeverisë, por edhe këtu ka një ngërc.
Gruevski konteston shqiptarët
Partia e kryeminstrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE konteston përqindjen e shqiptarëve në Maqedoni. Kjo parti akuzon se në regjistrimin e vitit 2002 kur në qeveri ishte partia e Branko Cërvenkovskit, LSDM, janë regjistruar rreth 120 mijë shqiptarë më tepër nga numri real.
Por gjatë debatit parlamentar për shfuqizimin e ligjit të Regjistrimit, akuzat e këtilla janë hedhur poshtë nga deputetët e LSDM-së të cilët kanë thënë se kryeministri Gruevski përmes akuzave të këtilla të pabaza po tenton ta fsheh keqpërdorimin e 14 milion eurove të harxhuar në 10 ditët e para të regjisrtrimit.
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka vendosur të kthejë për rishqyrtim në Parlament, ligjin për menaxhimin e mbetjeve.
14 orë të fshehur mbi rrotat e kamionit, kapen shqiptarët
Nëntë shqiptarë janë ndaluar nga policia britanike teksa po tentonin të futeshin klandestin në Britaninë e Madhe. Lajmi është publikuar në faqen online të lajmeve të komunës së Gateshead, ku është botuar edhe fotoja e 9 shqiptarëve të futur në një ndarje sekrete të një makine të tonazhit të lartë.
Sipas mediave britanike, shqiptarët ishin fshehur mes një ndarjeje të ngushtë të një mauneje që po transportonte mobilje të firmës Ikea, nga Rumania drejt qytetit britanik Gateshead, në veri lindje të Anglisë.
Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Kumbaron
Gjykata e Lartë ka rikonfirmuar të premten masën e burgimit për ish-shefin e SHIK-ut, Ilir Kumbaro.
Vendimi i Kolegjit të Bashkuar i hap rrugë kështu prokurorisë për të kërkuar ekstradimin e tij.
Organi i akuzës do t’i kërkojë drejtësisë britanike ekstradimin e Kumbaros, i cili akuzohet për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
Vendimi vjen pak ditë pasi familja e bizmesmenit shqiptar nga Maqedonia kërkoi nga drejtësia shqiptare ekstradimin e Kumbaros.