Arkiv-Lajme të përditësuara

Statusi, Kukan: Shqipëria humbi dhe një vit tjetër

Postuar në 13 Tetor, 2011 12:06

Z. Kukan, ku mendoni se janë rrënjët e krizës së gjatë politike dhe progresit të pamjaftueshëm të Shqipërisë në realizimin e reformave të kërkuara nga BE, dy arsyet kryesore që KE nuk e rekomandoi edhe këtë vit Shqipërinë për statusin e vendit kandidat?

Kuvend, asnjë shpresë për miratimin e ligjeve që duan 84 vota

Postuar në 13 Tetor, 2011 10:28

Kuvendi shtyu sërish sot votimin e projektligjeve, miratimi i të cilave kërkon 3/5 e votave të anëtarëve të parlamentit dhe për të cilat opozita refuzon të japë votën. Nënkryetari i Kuvendit, Ardian Turku njoftoi deputetët për shtyrjen sërish të votimit të këtyre pr/ligjeve duke deklaruar se kjo ndodh për mungesë të dakortësisë mes maxhorancës dhe opozitës, ashtu si ka ndodhur dhe në seancat parardhëse. 

Projektligjet që po shtyhen vazhdimisht janë:

Udhëtuan pa viza drejt Shqipërisë, ndalohen 43 mundës iranianë

Postuar në 13 Tetor, 2011 10:25

Autoritetet shqiptare të kufirit në aeroporin e Rinasit kanë kthyer mbrapsht 43 iranianë, të cilët do të qëndronin në tokën shqiptare disa ditë ku do të ishin pjesë e kampionatit të mundjes për veteranët, i cili që do të zhvillohet në Tiranë në datat 14 - 16 tetor. Burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Aviacionit Civil konfirmuan se, policia ka bërë të mundur kontrollin e 43 iranianëve të cilët kishin mbërritur në Rinas nga Turqia me linjë ajrore. 

Topi: Kjo politikë nuk i duhet Shqiperisë

Postuar në 13 Tetor, 2011 10:22

Presidenti i Republikes u bën apel partive te mëdha politike dhe lidershipit të tyre, që me përgjegjësi përpara qytetarëve dhe vendit, të gjejnë forcë dhe aftësi për të dalë mbi interesat personale e politike të momentit dhe të bashkojnë energjitë përfaqësuese në dobi të reformave reale të integrimit. 

Humbja e statusit, Ruçi: Jepni llogari, Berisha: S’votuat ligjet

Postuar në 13 Tetor, 2011 10:19

Opinioni negativ i dhënë dje nga Komisioni Europian për Shqipërinë ka qenë objekt debati në seancën e sotme të Kuvendit. Kryeministri akuzoi opozitën dhe kryetarin e saj, Edi Rama se po pengon progresin e shqiptarëve. Ndërsa socialistët e shohin pr/raportin e KE-së  si arsyeja më e mirë pse Berisha duhet të japë dorëheqjen. Kryetari i Grupit PS, Ruçi sulmon: "Dëmtuat në sytë e opinionit ndërkombëtar kredibilitetin e vendit. Shqiptarët nuk do tua falin kurrë". 

Kuvendi diskuton pr/ligjin për mbrotjen nga rrezatimi jonizues

Postuar në 13 Tetor, 2011 05:18

Kuvendi nis punën 1 orë me vonesë për shkak të mbledhjes së Kyretarëve të grupeve parlamentare. Kuvendi nisi rreth orës 11: 30 me diskutimin dhe miratimi i projektligjit “Për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese”.

Relatori Tritan Shehu tha se pr/ligji ka ardhur i përmirësuar në përputhje me direktivat e Komisionit Euoropian, si dhe përmbush standardet që kërkohen në këtë fushë. Ai bëri thirrje për miratimin e këtij ligji. Edhe ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili kërkoi miratimin e pr/ligjit.

Topi, mesazh shqiptarëve pas progres-raportit: Vendi ynë meriton më shumë

Postuar në 13 Tetor, 2011 05:14

Të dashur qytetarë!

Përse dështuam me statusin?

Postuar në 13 Tetor, 2011 01:49

12 prioritetet të cilat duhet të plotësonte Shqipëria ndahen në tre grupe. Ato politike që janë 5, për forcimin e shtetit ligjor, ku theksohet reforma në sistemin gjyqësor, lufta kundra korrupsionit dhe funksionimi i administratës publike, në mënyrë të depolitizuar të përmbledhura në 4 rekomandime. Tre rekomandimet e tjera kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.
Por përse edhe kësaj here Shqipëria mori një notë negative nga Brukseli? Cilët janë shkaqet që cuan në mosrealizimin e tyre?

Skandal: Basha i jep titullin Qytetar Nderi edhe Emirit të Katarit

Postuar në 13 Tetor, 2011 01:44

Nuk ka të ndalur skandali i kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha. Ndërsa dje doli në konferencë për shtyp dhe shpalli se do i jepte titullin Qytetar Nderi dy personave, kryeministrit të Kuvajtit dhe aktores Eliza Dushku, sot ka deklaruar se do marrin titull nderi tre persona, kryeministri i Kuvajtit, Emiri i Katarit dhe Eliza Dushku.

Refuzimi i statusit, Topi: Shkaku? Mungesa e dialogut politik

Postuar në 12 Tetor, 2011 12:13

 

Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot pasdite një takim pune me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui, i cili i dorëzoi zyrtarisht Kryetarit të Shtetit Raportin e Përparimit për Shqipërinë për vitin 2010-2011 të përpiluar nga Komisioni Evropian.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara