Arkiv-Lajme të përditësuara

Reforma, LSI: Proporcional me korrektim kombëtar

Postuar në 12 Tetor, 2011 10:56

Dy vitet e fundit Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë mjaft aktive në kërkesat për ngritjen e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore.
Në projekt-vendimin që LSI dorëzoi këtë javë në Kuvend, parashikohet një komision gjithpërfshirës. Aty, ndër të tjera, thuhet se komisioni mund të përkthejë në norma ligjore edhe cështje që nuk përfshihen në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Dhe një gjë për të cilën OSBE/ODIHR-i nuk do të bëjë kurrë sugjerime, sepse është një zgjedhje sovrane e klasës politike të një vendi, është sistemi zgjedhor.

Progres-Raporti, Berisha: Unë ofrova dialog, por PS vuri 10 kushte

Postuar në 12 Tetor, 2011 10:52

file:///C:/Users/MCFINA%7E1/AppData/Local/Temp/msohtmlclip1/01/clip_image001.gif

Sllovakia bllokon Fondin e Shpëtimit të Eurozonës

Postuar në 12 Tetor, 2011 05:27

Parlamenti sllovak votoi kundër masave që do të fuqizonin Fondin e Shpëtimit të Eurozonës, i konsideruar, si shumë i rëndësishëm. Përmes tij do të luftohej kriza e borxhit në Bashkimin Europian.
Koalicioni qeverisës u përça dhe pas këtij votimi, e ardhmja e tij vihet në dyshim. Sllovakia ishte vendi i fundit nga 17 anëtarët e eurozonës, që do të votonte zgjerimin e të ashtuquajturit, Fondi i Stabilitetit Financiar Europian.
Zyrtarë të qeverisë folën për një votim të dytë për të miratuar paketën me mbështetjen e opozitës, por nuk është caktuar asnjë datë për këtë.

Berisha: Jo uljes së TVSH-së për artikujt bazë

Postuar në 12 Tetor, 2011 05:23

Qeveria ka reaguar për herë të parë zyrtarisht ndaj nismës së opozitës për të ulur taksat tek artikujt më bazë të jetesës.
Kryeministri Sali Berisha tha se nuk do të pranojë uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi kjo sipas tij do cënonte prodhimin vendas.
"Ne nuk mund të lejojmë që të varfërojmë fermerin i cili jeton me prodhimet e veta. Ai duhet t'i shesë ato për të patur një fitim", tha Berisha.

Sot raporti i KE, pritet refuzimi i statusit për Shqipërinë

Postuar në 12 Tetor, 2011 01:55

 

Komisioni Europian do të publikojë sot progres raportin për vendët që aspirojnë të bëhën anëtare të Bashkimit Europian mes të cilave edhe Shqipëria. 

Sipas axhendës së përcaktuar nga komisioni në orën 12: 30 komisioneri për zgjerim Stefan Fyle do të jetë në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian ku do të prezantojë paketën e zgjerimit. Më pas në orën Fyle do të dalë në një konferencë per shtyp ku do të bëjë publik qëndrimin e KE për këto vende ku do të jepet edhe Shqipëria.

Plan nga BE për të arritur heqjen universale të dënimit me vdekje

Postuar në 12 Tetor, 2011 01:51

Në kuadrin e Ditës Botërore dhe Evropiane kundër dënimit me vdekje, vjen një plan nga BE për të arritur heqjen universale të dënimit me vdekje. Heqja e dënimit me vdekje në mbarë botën është një nga objektivat kryesore të politikës së të drejtave të njeriut të Bashkimit Evropian. 

Vrasja e gjyqtarit, Nishani: Të orientuar tek pista për pronat

Postuar në 11 Tetor, 2011 15:55

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani shprehet se vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi më 9 Shtator në Vlorë nga provat e deritanishme nga grupi hetimor të orienton në pistën për konflikt pronësie. Në një intervistë në emisionin e TVNews24, “5 pyetjet nga Babaramo”, Nishani u shpreh se nuk ka prova se vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës.
“Pas prononcimit publik të familjarëve pothuajse po orientohet pista për hetimin, pista e një konflikti për pronat”.

Kostoja e bllokimit të statusit

Postuar në 11 Tetor, 2011 15:47

Që nga viti 1991 Bashkimi Europian ka akorduar miliarda euro grante për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Fillimisht përmes programit Kards dhe më vonë instrumentit financiar të paraanëtarësimit, këto fonde kanë shkuar për rindërtimin e infrastrukturës, promovimin e demokracisë dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik në vendet që sapo kishin dalë nga konfliktet ushtarake apo regjimet diktatoriale.
Por cilët kanë përfituar më shumë? Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Europian tregohen grantet për frymë për secilin vend të rajonit në vitin 2010.

Topalli: Udhëheqja e PS-së, celulë anti - evropiane

Postuar në 11 Tetor, 2011 10:09

"Lidershipi i Partisë Socialiste është kthyer në një celulë anti-evropiane". Kështu u shpreh për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Zonja Topalli, aktualisht jemi në pritje të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Çka mund të pritet nga ky raport, duke pasur parasysh, veçanërisht, kërkesën e Shqipërisë për status të vendit kandidat për pranim në Bashkimin Evropian?

Mediat greke: Shqiptarët po dynden para IOM-it, duan të ikin nga Greqia

Postuar në 11 Tetor, 2011 07:03

"... Mario është nga Shqipëria dhe ka qenë në Greqi për mbi 10 vjet. Ai ka një leje qëndrimi, ka punuar në ndërtim dhe në ferma, ka grua dhe fëmijë.

Por në një intervistë pohon se ka vendosur të largohet". Kështu citon një reportazh i gazetës greke "Ekathimerini", dedikuar problematikës së emigracionit, i cili paraqitet mjaft i mprehtë këto ditë krize në Greqi dhe natyrisht, përfshin brenda saj edhe komunitetin shqiptar që jeton prej vitesh atje.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara