Sot raporti i KE, pritet refuzimi i statusit për Shqipërinë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/1579_be_1.jpg?itok=1eY9l3TK)
Komisioni Europian do të publikojë sot progres raportin për vendët që aspirojnë të bëhën anëtare të Bashkimit Europian mes të cilave edhe Shqipëria.
Sipas axhendës së përcaktuar nga komisioni në orën 12: 30 komisioneri për zgjerim Stefan Fyle do të jetë në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian ku do të prezantojë paketën e zgjerimit. Më pas në orën Fyle do të dalë në një konferencë per shtyp ku do të bëjë publik qëndrimin e KE për këto vende ku do të jepet edhe Shqipëria.
Nga ana tjetër ambasadori i KE në Tiranë Etore Sekui shmangu dje çdo koment për progress raportin duke thenë se sot do të ketë shumë mesazhe për të. Ambasadori do t`u dorëzojë sot progres-raportin krerëve më të lartë të shtetit, liderit te opozitës, si dhe shoqërisë civile, ndërkohë që në orën 19.00 në qendrën e informimit te BE do të zhvillohet një konference për shtyp.
Vitin e shkuar në opinionin e tij për Shqipërinë, Bashkimi Evropian përcaktoi 12 objektiva kyçe të cilat vendi duhet të përmbushte në mënyrë që atij t`i hapej rruga për të hedhur një hap të ri në marrëdhëniet me Brukselin dhe të merrte statusin e vendit kandidat.
Por Shqipëria nuk arriti dot të përmbushte këto kritere ku më të rëndësishmet ishin ato politike dhe pritet që edhe këtë vit përgjigjja që Bruskeli do të japë për vendin tonë të jetë negative.
Marrë nga ora-news.com
Add new comment