Arkiv-Lajme të përditësuara
Zbrazen varrezat e makinave
Pronarët e varrezave të makinave thuajse i kanë larguar hekurishtet dhe makinat e vjetra. Një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi për sekuestrimin e tyre nga qeveria ata kanë preferuar t'i shesin vetë për skrap në pikat e grumbullimit.
Cooper bind Serbinë të kthehet në dialog
Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper ka arritur t’i bindë zyrtarët serbë që të kthehen në dialog.
Konfirmimi vjen nga shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic, bën të ditur Telegraf.
“Në bisedën me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper, është arritur pajtimi që dialogu me Prishtinën duhet të vazhdojë”, ka thënë Stefanovic.
Dialogu Prishtinë-Beograd u ndërpre ditë më parë, për shkak se Serbia dështoi ta përfshijë në tryezë çështjen e pikave kufitare të Veriut të Kosovës.
Ilir Beqja largohet përfundimisht nga Kuvendi, Gjykata: Mandati i papajtueshëm
Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja. Pas kërkesës së një grupi deputetësh demokratë, sipas së cilës, Beqja ka përfituar fonde publike gjatë kohës kur ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese shprehet se,
Berisha- Al-Kharaf: Qeveria dhe Bashkia do punojnë për sheshin “Skënderbej”
Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohammad Al-Kharaf e njohu me reformat e mëdha të ndërmarra nga qeveria shqiptare, për zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e klimës më të mirë për bizneset dhe shprehu vlerësimin për një sërë investimesh të rëndësishme të investitorëve kuvajtianë.
Kreu i qeverisë garantoi se çdo investitor kuvajtian do të gjejë tek qeveria shqiptare, një partner dhe mbështetës të palëkundur dhe të besueshëm për çdo projekt të tyre në Shqipëri.
Rezoluta e KiE: Opozita ka penguar integrimin
Rezoluta e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës e miratuar mbrëmjen e djeshme për Ballkanin, në pjesën për Shqipërinë kritikon bojkotin e Partisë Socialiste duke thënë se ka penguar procesin integrues dhe reformat në vend.
Kjo rezolutë e miratuar pas raportit të suedezit Bjorn von Sydow, kërkon që palët të punojnë së bashku për normalizimin e situatës politike në vend.
Reuters për Shqipërinë: METE 151 liçensa minerare në 2011
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Minierave në Shqipëri ka në plan të lëshojë 151 liçensa minerare këtë vit, duke planifikuar që të japë çdo javë nga 20 të tilla. Kështu shkruan agjensia e lajmeve “Reuters” e cila thekson se METE ka përgatitur një paketë të re ligjesh për minierat me qëllim reformimin e këtij sektor. Pjesë e planit vjetor të kësaj janë procedurat e konkurimit për 151 zona minerare si dhe për rreth 20 objekte minerare dhe mbetjesh minerare të ish-ndërmarrjeve shtetërore.
Al-Kharaf -Topalli: Investime konkrete në infrastrukturë
Kuvajti do të rrisë investimet në Shqipëri. Rritja e bashkëpunimit ekonomik si dhe investimet konkrete në infrastrukturë ishin në foKus të takimit të Kryetares së Kuvendit jozefina Topalli dhe homologut të saj Kuvajtjan Jassim Mohammad Al-Kharaf. Në deklaratën e përbashkët për mediat Kryetarja e Kuvendit Topalli hodhi idenë për organizimin e një Forumi të Përbshkët Ekonomik në Tiranë.
Nga ana e tij kreu i parlamentit Kuvajtjan e cilësoi Shqipërinë si promotor të progresit për paqen rajonale.
Berisha: Shqipëria do jetë e zhvilluar në çdo pëllëmbë të saj
Kryeministri i vendit Sali Berisha u ndal sot në Vaqarr ku bëri inaugurimin e rrugës nacionale Vaqarr-Vishaj.
Sipas kreut të qeverisë nëpërmjet kësaj rruge dhe rrugëve të tjera që do ndërtohen, po bëhet e mundur ndërtimi i unazës së Tiranës rurale, e cila sipas tij është Tirana e lagjeve më të privilegjuara, më të bukura të saj.
Kryeministri Berisha i uroi banorët për rrugën e re, duke e cilësuar atë, si një vepër të rëndësishme infrastrukturore me një impakt direkt në jetën e qytetarëve të këtyre komunave.
Buxheti faktik 2010 miratohet mes debatesh
Kuvendi miratoi me 71 vota pro pas katër orë debatesh të forta mes maxhorancës dhe opozitës buxhetin faktik të vitit të kaluar.
Kryeministri Berisha dhe Ministri I Financave, Ridvan Bode, deklaruan se përmes këtij buxheti u bë e mundur ruajta e stabilitetit financiar të vendit dhe mbajtja në ritme pozitive e ekonomisë përmes investimeve në infrastrukturë dhe turizëm.
Megjithatë, deputetët e opozitës, të cilët votuan kundër deklaruan se buxheti rriti borxhin dhe mbi të gjitha barrën fiskale mbi shtresat e ulëta dhe të mesme.
Arvizu: Sërish në udhëkryq
Festimet e 20-vjetorit të rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqiperisë kanë vijuar me një simpozium organizuar nga Instituti për Studime Ndërkombëtare me temë “Marredhëniet shqiptaro-amerikane, Ndërtimi së Ardhmes”, ku ka marrë pjesë edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Ambasadori Alexandër Arvizu ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan ne zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve gjatë këtyre 20 viteve. Duke u ndalur në historikun e këtyre marredhënieve zoti Arvizu theksoi 5 zhvillime të rëndësishme.