Berisha- Al-Kharaf: Qeveria dhe Bashkia do punojnë për sheshin “Skënderbej”
Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jassim Mohammad Al-Kharaf e njohu me reformat e mëdha të ndërmarra nga qeveria shqiptare, për zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e klimës më të mirë për bizneset dhe shprehu vlerësimin për një sërë investimesh të rëndësishme të investitorëve kuvajtianë.
Kreu i qeverisë garantoi se çdo investitor kuvajtian do të gjejë tek qeveria shqiptare, një partner dhe mbështetës të palëkundur dhe të besueshëm për çdo projekt të tyre në Shqipëri.
Në njoftimin zyrtar të kryeministrit theksohet se në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira dhe miqësore midis dy vendeve dhe qeverive, të bazuara mbi miqësinë tradicionale mes kombit shqiptarë dhe atij kuvajtian.
Kryeministri Berisha duke i ripohuar edhe njëherë mirënjohjen më të thellë për donacionin që Emiri i Kuvajtit i dhuroi Shqipërisë dhe qytetarëve të Tiranës, Kryeministri Berisha, e garantoi Al-Kharaf , se qeveria shqiptare po bashkëpunon ngushtësisht me bashkinë e Tiranës, për të realizuar sa më shpejt këtë projekte të rëndësishëm, për tu rikthyer qytetarëve nyjën nevralgjike të qendrës se Tiranën në formën më dinjitoze që ata meritojnë.
Ndërkohë Al-Kharaf vlerësoi arritjet e rëndësishme të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe.
Marrë nga ora-news.com
Add new comment