Arkiv-Lajme të përditësuara

Greqi, shtyhet për në Nëntor, vendimi për këstin e gjashtë

Postuar në 04 Tetor, 2011 05:18

Në fund të takimit të tij, Eurogroupi arriti në përfundimin se nuk mund të jetë i përgatitur deri në 13 tetor në lidhje me raportin e Trojkës për masat greke. Për këtë arsye mbledhja për vendimin mbi pagesës së këstit të gjashtë të kredisë në Greqi, është shtyrë deri në muajin nëntor.
Eurogrupi i cili u takua për shtatë orë dje në Luksemburg me pjesëmarrjen e palës greke përshëndeti "hapat shumë të rëndësishëm" të marra nga qeveria greke, duke theksuar se nëse ato zbatohen, do të rezultojnë në arritjen e objektivave të vendosura për vitin 2011 dhe 2012.

Behgjet Pacolli rikthehet në krye të AKR

Postuar në 04 Tetor, 2011 02:25

Pas dorëheqjes nga posti për shkak të kandidimit si President i Kosovës, dhe pas rrëzimit të tij si President nga Gjykata Kushtetuese pak javë pas zgjedhjes, Behgjet Pacolli rikthehet në krye të partisë Aleanca Kosova e Re, të cilën ai vetë e themeloi.
Ishte Këshilli Drejtues i AKR-së që vendosi në orët e mbrëmjes së të hënës të shfuqizojë vendimin e 26 shtatorit për emërimin e Rrahim Pacollit në postin e kreut të AKR-së dhe të rikthejë në këtë post, liderin e saj, Behgjet Pacolli.

Heshtja për paktin, Rama: Berisha nuk do integrimin, e ftoj të debatojmë në publik

Postuar në 03 Tetor, 2011 06:04

Këtë fillim jave kryesocialisti Edi Rama ka hedhur një hap të ri. Nga editoriali i së shtunës, këtë të hënë ai ka ftuar " me zë dhe figurë" rivalin e tij politik Sali Berisha për një debat publik për paktin e propozuar nga të majtët. Madje sot, kryeocialisti ka hedhur edhe idenë e një tryeze civile.
Gjatë një fjalimi përpara deputetëve të grupit kuvendor socialist Rama u ndal në interpelancën e së enjtes, që kryeministri Berisha pati me deputetin socialist Erion Braçe.

Topi: Politika të lërë debatet shterpë, të punojë për integrimin

Postuar në 03 Tetor, 2011 06:03

Kreu i shtetit Bamir Topi i ka kërkuar klasës politike shqiptare të lërë mënjanë mllefet politike, retorikën boshe dhe debatet shterpë dhe të mendojë e të përkushtohet për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit, si dhe integrimin dinjitoz e sa më të shpejtë të Shqipërisë në familjen evropiane.

Shqipëria heq simbolet kombëtare nga Abetarja

Postuar në 03 Tetor, 2011 05:25

Abetares në gjuhën shqipe, që iu dhurua nxënësve të Luginës së Preshevës nga qeveria shqiptare, me rastin e vitit të ri shkollor, i janë hequr simbolet kombëtare dhe ato shtetërore. Në një faks, të cilin e ka siguruar dje "Gazeta Shqiptare", Ambasadori i Republikës së Shqipërisë i akredituar në Beograd Shpëtim Çaushi, rezulton të ketë dhënë pëlqimin e tij për këtë akt.

"Gërdeci", shtyhet më 17 Tetor dhënia e pretencave

Postuar në 03 Tetor, 2011 05:22

Pas shqyrtimit të provave dhe dëgjimit të dëshmive, Gjykata e Tiranës ka thirrur Prokurorinë të prezantojë fjalën e saj të fundit sot për 29 të pandehurit.
Por, prokurorët e cështjes së tragjedisë së Gërdecit i kanë kërkuar sot Gjykatës së Shkallës së Parë të shtyhet me 2 javë dhënia e pretencave për të akuzuarit.
Prokurorët e argumentuan kërkesën e tyre me faktin se cështja është tepër voluminoze dhe po i tillë dhe numri i të pandehurve të kësaj cështje.

Vlorë, digjet makina e drejtorit të Policisë Bashkiake

Postuar në 03 Tetor, 2011 05:19

I vihet zjarri gjatë natës makinës së drejtorit të Policisë Bashkiake të qytetit të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në lagjen "Isa Boletini".
Makina e kreut të policisë bashkiake ka qenë e parkuar pranë banesës së tij, por fatmirësisht nuk ka të lënduar nga djegia e saj.
Djegia e makinës së Veliut mendohet se është kryer për shkak të detyrës.
Kjo ngjarje ne Vlore pason ate te dates 9 shtator, ku ne menyre makabre u ekzekutua me eksploziv gjyqtari Skerdilajd Konomi.

Regjistrimi, Nurja: Procesi ka nisur mbarë

Postuar në 03 Tetor, 2011 05:17

Drejtorja e INSTAT, Ines Nurja deklaron se procesi i regjistrimit të popullsisë ka nisur mirë dhe se shqiptarët  po tregohen të gatshëm për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Prishtinë, ekzekutohet kreu i Arsimit

Postuar në 03 Tetor, 2011 05:14

Qyteti i Prishtinës u trondit këtë mëngjes nga vrasja e një zyrtari të komunës në zyrën e tij. Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës Remzi Salihu u qëllua për vdekje me pesë plumba në kraharor më zyrën, e cila ndodhet në objektin e ri të komunës në lagjen 'Arberia' të kryeqytetit kosovar.

Vrasësi një 50-vjecar nga fshati Dabishevc është dorëzuar vullnetarisht më pas në polici. Sipas dëshmitarëve, vrasësi është një mësues biologjie, i cili kërkonte postin e drejtorit të shkollës në fshatin e tij.

Sot jepet pretenca për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit

Postuar në 03 Tetor, 2011 03:06

I zvarritur për mëse tre vjet në dyert e gjykatës, sot pritet të jepet pretenca për 29 të pandehurit e njërit prej gjyqeve më të rëndësishëm të viteve të fundit, atij mbi tragjedinë e Gërdecit, që i mori jetën 26 personave dhe lëndoi mbi 300 të tjerë në shpërthimin tragjik të fabrikës së demontimit të municioneve në fshatin Gërdec, në 15 marsin e vitit 2008.
Ishte Gjykata e Tiranës, që i dha të drejtën prokurorëve të japin pretencën të hënën e 3 tetorit mbi të pandehurit e tragjedisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara