Arkiv-Lajme të përditësuara
Veriu i Kosovës, plagosen 4 ushtarë të KFOR-it dhe 17 serbë
Pas vendimit të forcave të KFOR-it për të larguar nga veriu të gjitha barrikadat e ngritura nga serbët, situata atje ështe tensionuar. Mesditën e sotme, grupe ekstremistësh serbë kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it me gurë, mjete të forta dhe armë. Si pasojë e këtyre të shtënave kanë mbetur të plagosur 4 ushtarë të KFOR-it. Në kundërpërgjigje, ushtarët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, - raportojnë mediat kosovare. Në radhët e ekstremistëve serbë janë plagosur 17 persona.
Bulqizë, dita e 9-të, një minator lë grevën në gjendje të rëndë
Pëkeqësohet gjendja e minatorëve të Bulqizës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës së urisë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm minatori Sali Alliu 46-vjec ka lënë grevën për shka të gjendjes së tij shëndetësore dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës. Mësohet se Alliu do e lërë grevën përfundimisht pasi gjendja e tij sipas mjekëve është shumë e rëndë.
Sot vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd
Sot pritet të vazdhojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në mes të Prishtinës e Beogradit.
Takimi i radhës i delegacionit kosovar dhe atij serb do të mbahet të Bruksel, ndërsa sa i përket temave të diskutimit, deri më tani, janë dhënë mendime të ndryshme.
Derisa zyrtarët serbë presin që gjatë këtij raundi të flitet për çështjen e pikave kufitare në Jarinë dhe Bërnjak- në veri të Kosovës, Prishtina zyrtare insiston që këto tema të mos hapen për diskutim.
Tahiri: PS propozim të qartë, por Berisha nuk e do integrimin
Kreu i PS për Tiranës Sajmir Tahiri nga selia Rozë ka akuzuar kryemnistrin Berisha se nuk e do integrimin e vendit, pasi opozita ka bërë një popozim shumë të qartë sipas tij dhe nuk po merr përgjigjen e duhur.
“E sigurtë është një gjë, kryeministri flet dy orë a thua nuk i ka dalë pija. PS ka bërë një propozim të qartë për integrimin e vendit, por është e qartë se Berisha nuk e do inegrimin e vendit”,- deklaroi Tahiri.
BalkanWeb
KQZ vendos: Të nisë djegia e fletëve të votimit të 8 Majit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos të djegë fletët e votimit, të cilat u përdorën në zgjedhjet vendore të 8 Majit.
Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka votuar unanimisht, pra me 7 vota pro, që procesi i djegies së fletëve të votimit të nisë nga 25 Tetori deri në 31 Dhjetor të këtij viti.
Gjithashtu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që fondi që do të shfytëzohet për këtë proces do të jetë 54 milionë lekë të vjetra.
8 maji, KQZ shqyrton nesër pr/vendimin për asgjësimin e fletëve të votimit
Ndonëse katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, Klement Zguri, Hysni Osmani dhe Vera Shtjefni janë në një proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, nesër votat e tyre pritet të jenë vendimtare.
Partia Socialiste i ka paditur 4 komisionerët si fajtorë lidhur me procesin zgjedhor të 8 majit dhe vendimmarrjen e tyre, pavarësisht kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e nesërme për të diskutuar lidhur me asgjësimin e fletëve të votimit të përdorura në zgjedhjet e 8 majit.
Forbes: Greqia, reforma si Shqipëria për të dalë nga kriza
Në një editorial për krizën e borxhit në Evropë, drejtuesi i revistës prestigjioze ekonomike "Forbes", Steve Forbes, ka këshilluar Greqinë, që për tatimin e sheshtë të ndjekë shembullin e Shqipërisë.
Sipas tij, Greqia duhet të kryej reformat shqiptare për të përballuar krizën, kryesisht lehtësimet fiskale, privatizimin e aseteve dhe procedurat e thjeshtuara për hapjen e një biznesi të ri.
Në pritje të opinionit të KE, Shqipëria shanse minimale për statusin
Edhe pas propozimit të paktit për Shqipërinë si Europa nga Kryetari i opozitës, shanset që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat duket të jenë minimale, për të mos thënë, që do të jetë një tjetër shans i humbur.
Kjo pasi qëndrimet e palëve mbeten ende larg kompromisit.
Vlen të theksohet se dialogu politik është një nga kriteret bazë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Pak ditë më parë shefi i opozitës Edi Rama propozoi paktin për Shqipërinë, me dhjetë pika, i të bazuar në 12 rekomandimet e Komisionit Europian.
Minatorët e Bulqizës 7 ditë grevë urie, 4 në gjendje më të rëndë
Përkeqsohet gjendja për 10 minatorët e Bulqizës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e 7 të grevës së urisë. 4 prej tyre mbrëmjen e djeshme kanë shfaqur probleme shëndetësore, si dhimbje koke e gjendje të fikëti, por nuk kanë pranur të kurohen në spitalin e Bulqizës, me gjithë insistimin e mjekëve.
Vendi ku po zhvillohet greva është një ndërtesë e marrë me qera afër kompanisë ACR, nga ku minatorët shprehen se do dalin vetëm me përmbushjen e kërkesave të tyre.
Qeveria shqiptare zhgënjen Palestinën, nuk përkrah njohjen e shtetit
Kryeministri Berisha, një ndër qëllimet kryesore gjatë vizitës mbi njëjavore në SHBA, kishte atë të lotimit për shtetin e Kosovës. Refuzimi që i bëri Palestinës, duket se e dëmton përpjekjen e shqiptarëve në shtetin tjetër
Tiranë, 24 Shtator 2011 NOA/ Ervin Tirana – Qeveria shqiptare zhgënjen popullin palestinez duke e ushqyer me shpresa për përkrahje të pavarësisë së shtetit të Palestinës dhe deklarim të mëtejshëm, publikisht se është kundër edhe në votë.