Arkiv-Lajme të përditësuara
Gjykata rrëzon kërkesën e prokurorisë për pezullimin e Florenc Hoxhës
Gjykata e Tiranës nuk e ka marrë parasysh kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të policisë bashkiake, Florenc Hoxha, duke e rrëzuar atë.
Prokuroria kishte kërkuar një ditë më parë pezullimin e Hoxhës, për shkak se akuzohet për dhunë fizike ndaj dy ish-punonjesve të Bashkisë së Tiranës.
Prokuroria ka nisur hetimet ndaj Florenc Hoxhës, ndërsa ky i fundit, pas vendimit të gjykatës është shprehur se, akuzat ndaj tij kanë për qëllim që ta pengojnë atë në zbatimin e ligjit dhe në shërbimin ndaj qytetarëve.
FMN: Ekonomia botërore në rënie
Pak para zhvillimit në Uashington të takimit të vjeshtës, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se ekonomia botërore rrezikon të shkojë drejt një spirale rënieje, nëse politika nuk ndërmerr asgjë.
Berisha për CNBC: Kriza greke nuk prek ekonominë e Shqipërisë
Kryeministri i vendit Sali Berisha në një intervistë për kanalin amerikan CNBC, deklaroi se kriza greke nuk ndikon në ekonominë vendase, duke u shprehur i sigurtë se nuk ka pasur asnjë pasojë mbi ekonominë shqiptare.
“Mund t’ju siguroj që asnjë pasojë negative nuk ka pasur. Bankat greke në Shqipëri janë në formë të mirë. Emigrantët shqiptar në Greqi po kthehen me të holla, ndaj bizneset ne vendin tim po rriten me 40 %. Ne po e shohim me kujdes krizën në Greqi dhe ndikimin që mund të ketë në vend”,- theksoi Berisha.
Prokuroria: Të pezullohet Hoxha
Prokuroria e Tiranes ka kërkuar pezullimin e drejtorit të Policisë Bashkiake Florenc Hoxha pas padisë së bërë nga dy punonjëset e Drejtorisë së Taksave për dhunë fizike ushtruar ndaj tyre.
Nderkohe keshilltaret socialiste ne Keshillin Bashkiak te Tiranes insistojne ne kerkesen e tyre per mbledhje urgjente te Keshillit, duke marre shkak dhe nga incidenti i rende i Policise Bashkiake, nje dite me pare ne mjediset e Top Channel, prane ish-Kinostudios.
Pasuri të padeklaruara, ILDKP gjobit 48 krerë dhe ish-krerë bashkie, lista
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) vendos masë administrative "gjobë" për "vonesë në deklarim" ndaj 48 drejtuesve të pushtetit vendor, nga të cilët 27 janë kryetarë të rinj dhe 21 janë ish-drejtues, të larguar nga funksioni pas zgjedhjeve lokale të Majit 2011.
Gjatë periudhës Korrik-Gusht 2011, ILDKP ka qenë aktiv në njoftimin për detyrimin ligjor për deklarim, si edhe në ofrimin e asistencës ligjore për zyrtarët të rinj mbi mënyrën e plotësimit të formularit të interesave private.
Ruli-Ramës: Provat në Prokurori
Ministri i Bujqësisë Genc Ruli ka reaguar sot publikisht në lidhje me të ashtëquajturin skandal në minierën e Bulqizës. Ruli i është përgjigjur kryesocialistit Edi Rama që nëse ka prova për akuzat e tij, t’i cojë ato në Prokurori, pasi korrupsioni nuk luftohet me shpifje.
Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë të shpallur gati një vit më parë nga gjyqtari Agim Bendo, i cili penalizoi Top Channel me gjobën 400 mijë euro pas transmetimit të investigimit të emisionit 'Fiks Fare' ndaj ish-deputetit dhe ish-ministrit Ylli Pango që kërkonte favore seksuale në shkëmbim të vendeve të punës në ministri.
Partia Popullore Zviceriane, propagandë antishqiptare
Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka rikthyer propagandën antishqiptare përmes një fushate të posaçme.
Propaganda me reklama dhe bilborde që ka të bëjë me një fushatë kundër emigrantëve të huaj, dedikohet posaçërisht për shqiptarët nga Kosova.
Kryeideatori i kësaj fushate është një nga liderët e kësaj partie, Christoph Blocher, i cili ka shfaqur mendimet dhe urrejtjen e tij kundër shqiptarëve, si në debatet e brendshme partiake, ashtu edhe përmes deklarimeve të tij për opinion me tezat kundër “Kosovo Albaner”.
Financat, nisin negociatat për buxhetin
Në Ministrinë e Financave ka zhvillime intensive për përgatitjen e buxhetit të shtetit për vitin 2012. Në fund të muajit gusht, të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera kanë paraqitur buxhetet paraprake, duke iu përmbajtur planit të miratuar në korrik për tavanet e shpenzimeve të lejuara.
Ferit Duka: Tekstet e historisë duhen riparë, të hiqen fyerjet ndaj turqve
Historia shqiptare nën perandorinë osmane duhet rishikuar". Deklarata bëhet nga historiani i kësaj periudhe, Prof. dr. Ferit Duka.
"Rishikimi i historisë duhet bërë nga komisione të përbashkëta ekspertësh, në mënyrë që tekstet të spastrohen nga terminologjia e papërshtatshme që përdoret kur është fjala për paraqitjen e historisë së popujve të rajonit e po ashtu kur flitet për kontaktet e marrëdhëniet mes tyre".- ka thënë profesor Duka në një intervistë të botuar sot në "Gazeta Shqiptare".