Partia Popullore Zviceriane, propagandë antishqiptare
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/5550_koso.jpg?itok=FGt3cmJR)
Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka rikthyer propagandën antishqiptare përmes një fushate të posaçme.
Propaganda me reklama dhe bilborde që ka të bëjë me një fushatë kundër emigrantëve të huaj, dedikohet posaçërisht për shqiptarët nga Kosova.
Kryeideatori i kësaj fushate është një nga liderët e kësaj partie, Christoph Blocher, i cili ka shfaqur mendimet dhe urrejtjen e tij kundër shqiptarëve, si në debatet e brendshme partiake, ashtu edhe përmes deklarimeve të tij për opinion me tezat kundër “Kosovo Albaner”.
Fushata është nxitur sërish pas rastit të prerjes në fyt të një zvicerani nga ana e dy të rinjve kosovar, pas një zënke midis tyre një muaj më parë. Personi që u pre ishte pikërisht i partisë SVP.
SVP po merret seriozisht me çështjen e emigrantëve shqiptarë nga Kosova, të cilët supozohet, sipas kësaj partie, se janë mbi 170 mijë dhe posedojnë shtetësinë zvicerane.
Kundër fushatës është shprehur Kisha Katolike e Zvicrës, e cila ka akuzuar SVP për një fushatë brutale.
“Nuk mund të vendosësh të tërë popullin apo një komb dhe një kulturë vetëm për një apo dy raste. Kjo temë të cilën përpiqet të zgjeroj SVP, jo që nuk ndihmon shtetitn apo kulturën zvicerane, por në të kundërtën, kjo temë vetëm sa sjell urrejtje dhe përçarje mes kulturave dhe multi-besimeve në Zvicërr“, thekson kisha zvicerane.
Reagime ndaj kësaj partie pritet të pasojnë edhe nga subjektet e tjera politike zvicerane dhe nga shoqatat shqiptare në Zvicër. (INA)
Add new comment