Pasuri të padeklaruara, ILDKP gjobit 48 krerë dhe ish-krerë bashkie, lista

Postuar në 21 Shtator, 2011 12:04

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) vendos masë administrative "gjobë" për "vonesë në deklarim" ndaj 48 drejtuesve të pushtetit vendor, nga të cilët 27 janë kryetarë të rinj dhe 21 janë ish-drejtues, të larguar nga funksioni pas zgjedhjeve lokale të Majit 2011.
Gjatë periudhës Korrik-Gusht 2011, ILDKP ka qenë aktiv në njoftimin për detyrimin ligjor për deklarim, si edhe në ofrimin e asistencës ligjore për zyrtarët të rinj mbi mënyrën e plotësimit të formularit të interesave private.
Pavarësisht angazhimit maksimal të institucionit, nga rakordimet e kryera në Regjistrin Themeltar të ILDKP, rezulton se disa nga të zgjedhurit vendorë nuk kanë respektuar afatet kohore për dorëzimin e deklaratës së pasurisë; brenda 30 ditëve nga marrja e detyrës për të zgjedhurit e rinj dhe brenda 15 ditëve pas largimit nga funksioni për ish-drejtuesit vendorë.
Për këtë arsye, në bazë të nenit 44/1/c të ligjit nr. 9367, dt.7.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike", sipas të cilit "Për mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lekë", ILDKP vendosi masën administrative "gjobë" në shumën 25.000 lekë ndaj zyrtarëve sipas listës bashkëngjitur.
Ndërkohë, ILDKP thotë se po vazhdon verifikimet dhe për çdo rast tejkalimit të afatit ligjor për dorëzimin e deklaratës së interesave private do të aplikohen sanksionet ligjore.
Paralelisht me monitorimin e procesit të deklarimit të pasurisë, ILDKP ka nisur kontrollin për të dhënat e vetëdeklaruara nga ana e drejtuesve të rinj të pushtetit lokal.
Brenda afateve proceduriale administrative, Inspektorati i Lartë tha se do të verifikojë përputhjen e pasurive të deklaruara nga zyrtarët e rinj vendor me burimet e krijimit të tyre.
Albi Serani, Përgjegjës për Marrëdhëniet me Publikun në ILDKP, konfirmoi për agjencinë NOA, listën e plotë që gjeni më poshtë:

LISTA E ZYRTAREVE TE GJOBITUR PER DEKLARIMIN "PARA FILLIMIT TE DETYRES"

1 ABEDIN GJINI LEKAJ KAVAJE
2 AGRON DEMUSHI BASHKIA BAJRAM CURRI TROPOJE
3 ALEKSANDER CELA DARDHAS POGRADEC
4 ARQILE MEKSHI ZAGORIE GJIROKASTER
5 BAJAZIT KORRIQI BASHKIA PERRENJAS PERRENJAS
6 BARDHYL GJYZELI BASHKIA.KUCOVE KUCOVE
7 BEHAR HAXHIU MILOT KURBIN
8 BESNIK BRAHIMI BERDICE SHKODER
9 BUJAR IBRAHIMI QENDER-PISKOVE PERMET
10 FADIL KAPLLANI BOGOVE SKRAPAR
11 GEZIM DHIMA MBROSTAR FIER
12 GILBERTO JACE BASHKIA PERMET PERMET
13 GJERGJI DOCI DAJC LEZHE
14 GJON BARDHI BASHKIA FUSHE KRUJE FUSHE KRUJE
15 HRISTO DUCI DROPULL I SIPERM GJIROKASTER
16 KANAN SHAKAJ NOVOSELE VLORE
17 KLEVES MUJA RRETHINAT SHKODER
18 KRISTO KAISHI ALIKO SARANDE
19 LEKE BIBAJ HAJMEL SHKODER
20 MARTIN LAZRI GURI I ZI SHKODER
21 NDRICIM DUSHKU BASHKIA RROGOZHINE RROGOZHINE
22 PELLUMB MILORI KURVELESH TEPELENE
23 RRAHMAN DEMAJ TERTHORE KUKES
24 SALVADOR KACAJ SHENGJIN LEZHE
25 VUKSAN CARDAKU LLUGAJ TROPOJE
26 XHEVAHIR BILJA GREKAN ELBASAN
27 ZEF DOCI BALLDREN I RI LEZHE

LISTA E ZYRTAREVE TE GJOBITUR, DEKLARIMI "PAS LARGIMIT NGA FUNKSIONI"

28 AGIM QEVANAJ LEVAN FIER
29 ANDI MARKU KOLSH LEZHE
30 ARBEN CENI ANA E MALIT SHKODER
31 ARIF TAFANI BELSH ELBASAN
32 ARMOND HALEBI NJ.BASHKIAKE 9 TIRANE
33 ASQERI HODA KURVELESH TEPELENE
34 BARDHYL PEKA KRUME HAS
35 DASHNOR OSMANI MAMINAS DURRES
36 EDMOND KOMINO BASHKIA PERMET PERMET
37 GEZIM HARDOLLI RRETHINAT SHKODER
38 GEZIM YLLI ISHEM DURRES
39 ISUF FERHATI RRASE ELBASAN
40 JAKUP SEFOLLI FAJZE HAS
41 KASTRIOT BEGAJ BASHKIA LIBRAZHD LIBRAZHD
42 MARK RUCI BASHKIA RUBIK RUBIK
43 MUHARREM HOXHA OTLLAK BERAT
44 NUREDIN AHMETAJ BASHKIA B.CURRI TROPOJE
45 QAMIL HOXHAJ LLUGAJ TROPOJE
46 QEMAL RAMA GREKAN ELBASAN
47 RRAHIM LALA MUHUR DIBER
48 TODI XHUNGA BUBULLIME LUSHNJE

Marrë nga noa.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.