Prokuroria: Të pezullohet Hoxha

Postuar në 21 Shtator, 2011 13:06

Prokuroria e Tiranes ka kërkuar pezullimin e drejtorit të Policisë Bashkiake Florenc Hoxha pas padisë së bërë nga dy punonjëset e Drejtorisë së Taksave për dhunë fizike ushtruar ndaj tyre.

Nderkohe keshilltaret socialiste ne Keshillin Bashkiak te Tiranes insistojne ne kerkesen e tyre per mbledhje urgjente te Keshillit, duke marre shkak dhe nga incidenti i rende i Policise Bashkiake, nje dite me pare ne mjediset e Top Channel, prane ish-Kinostudios.

"Kemi kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj dy grave në zyrat e shtetit, por fatkeqësisht nuk kemi asnjë reagim nga kryetari i këshillit bashkiak, apo nga Bashkia. Po ashtu ngjarja e djeshme, dhunimi që u bë në ambientet e Top Channel me bekimin e bandave të Bashkisë së Tiranës dhe policisë Bashkiake, eshte një akt edhe ky shumë i rëndë ndaj mediave. Ne u kërkojmë ambasadorëve që të mos keqpërdoren si sfond nga kryetari i bashkisë, në një kohë kur po dhunohen zyrtarë në zyrat e bashkisë, nga ana tjetër gjithë populli i Tiranës e di se cfarë përfaqëson një qeverisje me nivel qëndror, kur vjedh votat, tashmë e sheh cfarë përfaqëson një qeverisje në nivel lokal kur vjedh votat", tha kryetari i grupit te keshilltareve te opozites, Aldrin Dalipi.

Eshte e disata here qe keshilltaret socialiste kerkojne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, i cili si rregull, pervecse njehere ne muaj, mblidhet edhe kur thirret nga kryetari i bashkise, prefekti dhe 1/3 e keshilltareve.

Marrë nga top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.