Forbes: Greqia, reforma si Shqipëria për të dalë nga kriza
Në një editorial për krizën e borxhit në Evropë, drejtuesi i revistës prestigjioze ekonomike "Forbes", Steve Forbes, ka këshilluar Greqinë, që për tatimin e sheshtë të ndjekë shembullin e Shqipërisë.
Sipas tij, Greqia duhet të kryej reformat shqiptare për të përballuar krizën, kryesisht lehtësimet fiskale, privatizimin e aseteve dhe procedurat e thjeshtuara për hapjen e një biznesi të ri.
Steve Forbes në një editorial të botuar në Forbes.com, me titull "What's German For "TARP"?, thotë se e vetmja rrugëdalje nga kriza për Greqinë është të marrë shembullin e Shqipërisë dhe Bullgarise, duke aplikuar në mënyrë urgjente tatimin e sheshtë.
"Receta bazë për Greqinë është: shkurtimi real në sektorin publik, aplikimi i taksës së sheshtë, privatizimi i një numri të madh të aseteve shtetërore si dhe thjeshtimi i procedurave për hapjen e një biznesi të ri, reforma të ngjashme si ato të Shqipërisë fqinje", citohet në artikullin e Forbes.
Në këtë mënyrë, Forbes vlerëson ekonominë në rritje të Shqipërisë dhe suksesin e sistemit të saj fiskal, duke aplikuar tatimin e sheshtë, e cila vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011.
Marrë nga balkanweb.com
Comments
Kushedi sa eshte Paguar
<p> </p><p>Kushedi sa eshte Paguar Forbes te shkruaje nje Artikull te Tille ? Do Pyetur Saliu ?</p>
Hajde mbaje Salen tani !
<p>Hajde mbaje Salen tani ! hahahahahaahahahahahahahahahahahaaha--Por ne fakt une kam pare intervisten qe Sala i dha ketij te Forbesit dhe ky e shikonte Salen me nje dashamiresi dhe simpati te shfaqur haptas ne fytyren e tij</p><p>Biles eshte pikerisht ky drejtues i kesaj reviste qe ju tha amerikaneve se Partia Republikane duhet te klonoje nje Berishe qe ta udheheqi ne fitore --hahahahahahahaha</p>
Add new comment