Forbes: Greqia, reforma si Shqipëria për të dalë nga kriza

Postuar në 25 Shtator, 2011 10:48

Në një editorial për krizën e borxhit në Evropë, drejtuesi i revistës prestigjioze ekonomike "Forbes", Steve Forbes, ka këshilluar Greqinë, që për tatimin e sheshtë të ndjekë shembullin e Shqipërisë.

Sipas tij, Greqia duhet të kryej reformat shqiptare për të përballuar krizën, kryesisht lehtësimet fiskale, privatizimin e aseteve dhe procedurat e thjeshtuara për hapjen e një biznesi të ri.

Steve Forbes në një editorial të botuar në Forbes.com, me titull "What's German For "TARP"?, thotë se e vetmja rrugëdalje nga kriza për Greqinë është të marrë shembullin e Shqipërisë dhe Bullgarise, duke aplikuar në mënyrë urgjente tatimin e sheshtë.

"Receta bazë për Greqinë është: shkurtimi real në sektorin publik, aplikimi i taksës së sheshtë, privatizimi i një numri të madh të aseteve shtetërore si dhe thjeshtimi i procedurave për hapjen e një biznesi të ri, reforma të ngjashme si ato të Shqipërisë fqinje", citohet në artikullin e Forbes.

Në këtë mënyrë, Forbes vlerëson ekonominë në rritje të Shqipërisë dhe suksesin e sistemit të saj fiskal, duke aplikuar tatimin e sheshtë, e cila vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011.

Marrë nga balkanweb.com

Comments

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Kushedi sa eshte Paguar Forbes te shkruaje nje Artikull te Tille ?&nbsp; Do Pyetur Saliu ?</p>

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Hajde mbaje Salen tani !&nbsp; hahahahahaahahahahahahahahahahahaaha--Por ne fakt une kam pare intervisten qe Sala i dha ketij te Forbesit dhe ky e shikonte Salen me nje dashamiresi&nbsp; dhe simpati te shfaqur haptas ne fytyren e tij</p><p>Biles eshte pikerisht ky drejtues i kesaj reviste qe ju tha amerikaneve se Partia Republikane duhet te klonoje nje Berishe qe ta udheheqi ne fitore --hahahahahahahaha</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.