Sot vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd
Sot pritet të vazdhojnë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në mes të Prishtinës e Beogradit.
Takimi i radhës i delegacionit kosovar dhe atij serb do të mbahet të Bruksel, ndërsa sa i përket temave të diskutimit, deri më tani, janë dhënë mendime të ndryshme.
Derisa zyrtarët serbë presin që gjatë këtij raundi të flitet për çështjen e pikave kufitare në Jarinë dhe Bërnjak- në veri të Kosovës, Prishtina zyrtare insiston që këto tema të mos hapen për diskutim.
Sipas agjendës zyrtare, pala kosovare e ajo serbe pritet që të martën dhe të mërkurën të diskutojnë për energjinë, telekomunikacionin dhe bashkëpunimin rajonal.
Marrë nga noa.al
Add new comment