Greqi, shtyhet për në Nëntor, vendimi për këstin e gjashtë
Në fund të takimit të tij, Eurogroupi arriti në përfundimin se nuk mund të jetë i përgatitur deri në 13 tetor në lidhje me raportin e Trojkës për masat greke. Për këtë arsye mbledhja për vendimin mbi pagesës së këstit të gjashtë të kredisë në Greqi, është shtyrë deri në muajin nëntor.
Eurogrupi i cili u takua për shtatë orë dje në Luksemburg me pjesëmarrjen e palës greke përshëndeti "hapat shumë të rëndësishëm" të marra nga qeveria greke, duke theksuar se nëse ato zbatohen, do të rezultojnë në arritjen e objektivave të vendosura për vitin 2011 dhe 2012.
Raporti i Trojkës mbi këto masa do të jetë i vonuar tha menjëherë pas mbylljes së takimit, Presidenti i Eurogrupit Zhan-Klod Junker. Ai sqaroi se raporti i Treshes do të jetë gati në fund të tetorit dhe për këtë arsye mbledhja për lirimin e këstit të gjashtë kredisë në Greqi do të zhvillohen në nëntor.
Në të njëjtën kohe udhëheqësi i takimit të ministrave të financave në Eurozonë përjashtoi mundësinë që Greqia të dëbohet nga zona e valutës së përbashkët për shkak të krizës së borxheve me të cilën ballafaqohet.
Zhan Klod Junker, kreu i këtij grupi-njëherazi kryeministër i Luksemburgut, i bëri këto komente në kohën kur auditorët ndërkombëtarë po vazhdojnë vlerësimet rreth nivelit të progresit të Athinës zyrtare në zbatimin e masave të shtrënguara financiare-parakusht i nevojshëm për marrjen e një pakete tjetër ndihmëse nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
(s.g/balkanWeb)
Add new comment