Arkiv-Lajme të përditësuara

Buxheti faktik, Berisha: PS kundër rritjes së pagave; Ruçi: Berisha gënjen shqiptarët

Postuar në 06 Tetor, 2011 08:48

Në Kuvend ka nisur diskutimi për buxhetin faktik të vitit 2010, ndërsa ka patur polemika mes kryeministrit dhe deputetëve socialistë. Kryeministri Berisha ka deklaruar në fjalën e tij se qeveria ia doli të rrisë rrogat dhe pensionet pikërisht në kohën kur bota ishte zhytur në krizë.
" Fytyra e vërtetë e një qeverie është buxheti.Të gjithë ata që votojnë kundër këtij buxheti, votojnë kundër rritjes së pagave dhe pensioneve. Fondi për pensionet është 106 mln lekë dhe sot është e vërtetë se pensionistët në fshat marrin mbi 110% më shumë se 5 vjet më parë", tha Berisha.

Kuvend, shtyhen sërish projektligjet "e integrimit"

Postuar në 06 Tetor, 2011 08:35

Pas 6 ditësh Komisioni Europian pritet të japë mendimin e tij nëse Shqipëria e meriton apo jo statusin e kërkuar për të qenë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Për marrjen e vendimit, vite më parë Komisioni i vendosi Shqipërisë dhe politikës vendase 12 rekomandime, plotësimi i të cilave do të siguronte një bazë të mirë ligjore për vendin dhe familjen evropiane.

Franca, kushte Serbisë për në BE

Postuar në 06 Tetor, 2011 06:58

Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian nëse më parë nuk rregullon marrëdhëniet e saj me vendet fqinje.
Mesazhi i radhës drejtuar Beogradit ka ardhur nga ministri francez për Cështjet Evropiane, Jean Leonetti, në prag të vizitës në Kroaci dhe Serbi.
“Gjatë vizitës sime do t’i përcjell Serbisë mesazhin se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë në radhët e tij një shtet që ka konflikte me fqinjët dhe që nuk pajtohet me ta”, ka deklaruar Leonetti.

Draft-rezoluta e KiE: Përmirësoni kodin elektoral brenda 2013

Postuar në 06 Tetor, 2011 06:55

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të debatojë dhe votojë sot një draft rezolutë mbi situatën politike në Ballkan, e hartuar nga raportuesi i komisionit për cështjet politike, suedezi Björn von Sydoë.

Draft-rezoluta e KiE: Përmirësoni kodin elektoral brenda 2013

Postuar në 06 Tetor, 2011 06:55

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të debatojë dhe votojë sot një draft rezolutë mbi situatën politike në Ballkan, e hartuar nga raportuesi i komisionit për cështjet politike, suedezi Björn von Sydoë.

Gratë në diplomaci, tani me Klubin e tyre

Postuar në 05 Tetor, 2011 11:50

 Diplomacia nuk është një luks i meshkujve, por prej vitesh ka në përfaqësitë e saj edhe femrat. Në emër të një përfaqësimi më të mirë, gratë e diplomatëve por edhe zonjat diplomate të akredituara në Shqipëri, kanë krijuar "Klubin Diplomatik", nën kujdesin e zonjës Liri Berisha.
Ndihmë ndaj shtresave në nevojë, rolit dhe përfaqësimit të grave, zgjerimin e miqësisë mes vendeve, integrimin rajonal dhe një sërë projektesh në ndihmë të vendit dhe për pasqyrimin e potencialeve jashtë, do të jenë disa prej qëllimeve kryesore të Klubit të prezantuar sot në Ministrinë e Jashtme.

Deklarata e Çejkut, reagon Shkupi: Ai po demton marredheniet

Postuar në 05 Tetor, 2011 11:27

Deklarata e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni Agim Çejku se historia maqedonase është nostalgjike nga koha e liderit jugosllav Titos, kanë nxitur reagimin e Shqupit zyrtar.
Ambasadori Çejku në një intervistë ekskluzive të dhënë dje për Gazeta Shqiptare ka ngritur shqetësimin se në institucionet që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni “ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste”, të cilët sipas tij vijojnë të fyejnë historinë e kombit shqiptar

Trojka: Takimi me Ramën rezultativ, dëshiron dialog me mazhorancën

Postuar në 05 Tetor, 2011 11:24

Ka zgjatur rreth dy orë takimi i Trojkës së ambasadorëve dhe kryesocialistit Rama, i zhvilluar në ambjentet e selisë rozë. Në takim kanë qënë të pranishëm Ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, ai i OSBE, Eugen Wollfarth dhe ambasadori i SHBA në vendin tonë, Aleksandër Arvizu.

Censusi, Barka dhe Tavo kundër OMONIA: Minoriteti etnik grek të regjistrohet

Postuar në 05 Tetor, 2011 10:07

Vendimi për bojkotimin e Censusit nga minoriteti grek në Shqipëri i marrë apriori nga lidershipi i OMONIA-s dëmton rëndë minoritetin madje është një vetëflijim i tij. 
Kështu e cilëson bojkotin dy nga përfaqësuesit e minoritetit grek në vend, deputeti i PBDNJ-së Kosta Barka në një deklaratë të përbashkët me nënkryetarin e Kuvendit Vangjel Tavo. 
Barka dhe Tavo e cilësojnë të gabuar dhe të dënueshëm vendimin për bojkotimin e Censusit nga minoriteti etnik grek dhe pakicat e tjera që jetojnë në Shqipëri. 

Tiranë, hipotekimi i apartamenteve, qeveria miraton udhëzimin

Postuar në 05 Tetor, 2011 10:06

Kryeministri Berisha i dha sot përkrahjen e qeverisë, kryetarit të bashkisë së Tiranë. Lulzim Basha për të mbajtur premtimin elektoral për hipotekimin e pallateve të reja në kryeqytet.

 Qeveria do të miratojë një udhëzim të posaçëm që do i hap rrugë hipotekimit të apartamenteve, pas memorandumit të nëshkruar pak ditë më parë nga vetë kryetari i bashkisë Lulzim Basha, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe ministrit të Transporteve Sokol Olldashi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara