Deklarata e Çejkut, reagon Shkupi: Ai po demton marredheniet

Postuar në 05 Tetor, 2011 11:27

Deklarata e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni Agim Çejku se historia maqedonase është nostalgjike nga koha e liderit jugosllav Titos, kanë nxitur reagimin e Shqupit zyrtar.
Ambasadori Çejku në një intervistë ekskluzive të dhënë dje për Gazeta Shqiptare ka ngritur shqetësimin se në institucionet që hartojnë tekstet shkollore në Maqedoni “ka ende mbeturina nostalgjike të periudhës titiste”, të cilët sipas tij vijojnë të fyejnë historinë e kombit shqiptar
Ministria e Puneve të Jashtme të Maqedonisë reagon duke nënvizuar se deklaratat e zyrtarit të lartë shqiptar në Shkup dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis dy vendeve.
"Thekset e tilla në publik janë në kundërshtim të plotë me frymën e dëshiruar të bashkëpunimit dhe dialogut miqësor midis Maqedonisë dhe Shqipërisë në të gjitha nivelet”,- thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme të Shkupit.
Ndërkohë Shkupi zyrtar thekson se qëndrimet e një natyre të tillë janë në kundërshtim të bashkëpunimit dhe perspektivën Europiane.
Qëndrimet e çdo lloj natyre që dëmtojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore, nuk shkojnë në favor të forcimit të bashkëpunimit dhe perspektivave të përbashkëta evropiane",- nënvizon ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.
(e.m/BalkanWeb)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.