Tiranë, hipotekimi i apartamenteve, qeveria miraton udhëzimin

Postuar në 05 Tetor, 2011 10:06

Kryeministri Berisha i dha sot përkrahjen e qeverisë, kryetarit të bashkisë së Tiranë. Lulzim Basha për të mbajtur premtimin elektoral për hipotekimin e pallateve të reja në kryeqytet.

 Qeveria do të miratojë një udhëzim të posaçëm që do i hap rrugë hipotekimit të apartamenteve, pas memorandumit të nëshkruar pak ditë më parë nga vetë kryetari i bashkisë Lulzim Basha, ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe ministrit të Transporteve Sokol Olldashi.

“Me këtë rregullore bëhet e mundur të pajisen me leje shfrytëzimi pallate, ndërtime të cilat, në total vetëm me detyrimet e tyre, clirojnë një kapital prej 700- 800 mln euro”- tha kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Ky detyrim fiskal është bllokuar për shkak të burokracisë. Por po të kemi parasysh efektin kolateral të tyre leverdia është dhjetra herë më e madhe”- nënvizoi Berisha.

Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, janë rreth 400 pallate në Tiranë, që kanë përfunduar dhe në pjesën më të madhe janë shitur, por blerësit e tyre nuk rezultojnë ligjërisht pronarë. Gjithnjë sipas llogarive të ndërtuesve, vetëm nga pagesat për regjistrimin e pallateve të reja, shteti do të përfitonte rreth 50 milionë euro. Memorandumi i nënshkruar më 22 shtator mes Kryebashkiakut Lulzim Basha, Ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi dhe atij të Drejtësisë, Eduart Halimi, është një dokument ligjor që garanton bashkëpunimin me pushtetin qëndror, pika tjetër e rëndësishme e procesit të paisjes me hipoteka.
(s.g/balkanWeb)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.