Arkiv-Lajme të përditësuara
Maqedoni, Bashkësia Islame: Po manipulohet me përcaktimin e fesë
Dhjetë ditë nga nisja e Censusit të Popullsisë në Maqedoni, Bashkësia Fetare Islame (BFIM) shpreh shqetësim për ankesat e qytetarëve mbi keqpërdorimet me fenë islame në procesin e regjistrimit.
Ky shqetësim lidhet me faktin se një numër i madh qytetarësh nga qytete të ndryshme të Maqedonisë, por që i bashkon përkatësia fetare kanë raportuar për shkelje gjatë procesit të regjistrimit dhe moskorrektesë nga ana e regjistruesve të shpërndarë në terren.
Avioni i presidentit Topi pëson avari para nisjes në Turqi
Avioni me të cilin presidenti Topi kishte planifikuar dje të udhëtonte drejt Turqisë ka pësuar një avari teknike të papritur pak minuta para nisjes.
Lajmi është bërë publik fillimisht nga mediat turke të cilat referuar burimeve qeveriare raportuan se pas marrjes së këtij informacioni qeveria turke ka dërguar një nga avionet e saj speciale dhe të sigurtë që përdoret për autoritetet e shtetit me qëllim trasportimin e presidentit Topi ne kryeqytetin turk Ankara.
Basha: Tirana, mundësia më e mirë për investimet e BE
Pak muaj pas marrjes zyrtare të detyrës së re, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka inauguruar edhe projektin e parë, rikonstruksionin total të rrugës së këmbësorëve, e cila kalon pranë zonës muzeale të kalasë së Tiranës.
Projekti, i nisur gjatë mandatit të paraardhësit socialist, Edi Rama, ka njohur inaugurimin zyrtar gjatë mandatit të parë të Bashës, i cili shoqërohej në këtë ceremoni nga ambasadori i BE-së, Sekiu dhe ministri i kulturës, Bumçi.
Tiranë, djali vret babanë
Një 16-vjecar qëllon për vdekje me armë gjahu babanë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëngjergj të Tiranës, duke tronditur banorët e zonës.
I mituri L.Muca, sipas policise ka vrarë nga pakujdesia me një armë gjahu, babane e tij shtetasin Kujtim Muça, 43 vjec.
Topi në Turqi. Gyl: Shqipëria, aleati ynë në Ballkan
Presidenti shqiptar Bamir Topi nga kryeqyteti turk Ankara vlerësoi sot në shkallën më të lartë marrdhëniet e Shqiërisë me Turqinë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun turk, Abdullah Gyl, Topi theksoi marrdhëniet shumë të mira ekonomike e politike mes dy vendeve. Te njejtat vleresime, por per Shqiperine u shprehen me pas dhe nga ana e Presidentit turk, Gyl.
Topi-Gyl:Mirënjohje për mbështetjen e fuqishme
Presidenti i vendit Bamir Topi në një konferencë të përbashkët me homologun turk deklaroi se Turqia mbetet një partner strategjik i Shqipërisë. Pas takimit kokë më kokë me Presidentin turk Abdulla Gyl, kreu i shtetit shqiptar tha se foli për intensifikimin e marrëdhënieve shumëplanëshe dhe ato në fushën e ekonomisë.
Duke iu referuar marrëdhënieve me Turqinë në fushën e arsimit, Presidenti Topi deklaroi se shkollat turke të hapura në Shqipëri janë shumë cilësore.
Ksera: Nuk do të rritet mosha për daljen në pension
Mosha e daljes në pension nuk do të ndryshojë. Garancia për këtë ka ardhur nga ministri i punës Spiro Ksera, i cili tha se nuk do ketë rritje të moshës për daljen në pension, por sipas tij mosha do të indeksohet në bazë të ligjit të sigurimeve shoqërore.
Pasi ka raportuar në komisionin e çështjeve sociale, për sa i përket politikave të ndjekura nga ministria e punës për trajtimin e moshës së tretë, Spiro Ksera sqaroi për mediat se aktualisht po punohet një draft ligj nga ministria dhe grupet e interesit i cili më pas do të dërgohet në qeveri për tu miratuar.
Reformat, Rama cakton afatet: Berisha të thotë do apo nuk do
Kryetari i Partisë Socialiste i kërkon kryeministrit të shprehet publikisht dhe qartë për paktin me 10 pika të opozitës, do apo s`do të bashkëpunojë për reformat për të cilat opozita është gati të ulet në tryezë që këtë javë.
EUObserver: Ja çfarë do përmbajë raporti i KE për Shqipërinë dhe rajonin
Në një shkrim të saj, EUObserver zbardh një pjesë të progres-raportit të Komisionit Europian për vendet e Ballkanit. Sa i përket Shqipërisë, në raport thuhet se është bërë progres i kufizuar. Në këtë mënyrë Shqipërisë nuk do i jepet statusi i vendit kandidat. Por duke se vendimi për statusin e Serbisë do merret në çastet e fundit, pasi Gjermania kërkon që ajo të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe të heqë dorë nga mbështetja për grupet paraushtarake dhe gangsterët serbë në veri të Kosovës. Në rast se nuk vepron, Gjermania do e bllokojë nisjen e negociatave me Serbinë në dhjetor.
Djali i Remzi Hoxhës: Prej 16 vitesh presim drejtësi nga shteti shqiptar
Djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, që u rrëmbye 16 vjet më parë, ka bërë sërish apel për ndëshkimin e autorëve që rrëmbyen dhe vranë të atin e tij.