Avioni i presidentit Topi pëson avari para nisjes në Turqi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/5661_topi_3.jpg?itok=zLou4TMq)
Avioni me të cilin presidenti Topi kishte planifikuar dje të udhëtonte drejt Turqisë ka pësuar një avari teknike të papritur pak minuta para nisjes.
Lajmi është bërë publik fillimisht nga mediat turke të cilat referuar burimeve qeveriare raportuan se pas marrjes së këtij informacioni qeveria turke ka dërguar një nga avionet e saj speciale dhe të sigurtë që përdoret për autoritetet e shtetit me qëllim trasportimin e presidentit Topi ne kryeqytetin turk Ankara.
Sipas agjencesi zyrtare të lajmeve Anadolu Ajansi, kreu i shtetit shqiptar ka mbërriut me disa orë vonesë në Ankara, bashkë me delegacionin që e shoqëronte. Ndërkaq i kontaktuar nga Tedi Blushi i Gazeta Shqiptare, drejtori i Drejtorisë së Informacionit në presidencë Edvin Shvarc ka konfirmuar zyrtarisht ngjarjen, ndërsa nuk ka sqaruar llojin e avarisë dhe se kujt kompanie i përkiste avioni me të cilin Topi kishte planifikuar të udhëtonte.
Por, misteri rreth asaj se cka ndodhi me avionin e presidentit Topi shtohte pas mohimit të ngjarjes nga Drejtori i Shërbimit të aviacionit civil Ervin Mazniku. Në një prononcim po për Gazeta Shqiptare, Mazniku tha se ‘zyrtarisht nuk kemi asnjë lloj informacioni që një ngjarje e tillë të ketë ndodhur brenda hapësires ajrore të Shqipërisë.
(e.m/BalkanWeb)
Add new comment