"Gërdeci", shtyhet më 17 Tetor dhënia e pretencave

Postuar në 03 Tetor, 2011 05:22

Pas shqyrtimit të provave dhe dëgjimit të dëshmive, Gjykata e Tiranës ka thirrur Prokurorinë të prezantojë fjalën e saj të fundit sot për 29 të pandehurit.
Por, prokurorët e cështjes së tragjedisë së Gërdecit i kanë kërkuar sot Gjykatës së Shkallës së Parë të shtyhet me 2 javë dhënia e pretencave për të akuzuarit.
Prokurorët e argumentuan kërkesën e tyre me faktin se cështja është tepër voluminoze dhe po i tillë dhe numri i të pandehurve të kësaj cështje.
Sipas tyre, për të dhënë pretencat e sakta u duhet ende ditë për të punuar, ndaj i kërkuan trupit gjykues dhe 2 javë kohë deri në dhënien e tyre.
Trupi gjykues pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe u caktua data 17 Tetor si ditë kur Prokuroria do të japë pretencat për 29 të pandehurit.
Shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve "Alba Demil", më 15 mars 2008, i mori jetën 26 personave, 300 të tjerë u plagosën, si dhe u shkatërruan mijëra banesa e godina biznesesh.
Edhe pse shpërthimi ishte në këto përmasa tragjike, asnjë nga të pandehurit nuk gjendet pas hekurave, por të akuzuarit po gjykohen në arrest shtëpie.
Ish-adminisratori i “Albademil”, Mihal Delijorgji, ish- drejtori i fabrikës, Dritan Mixholi, ish-drejtor i MEICO-s, Ylli Pinari dhe ish-shefi i kontrollit të municioneve në Gërdec, Sokol Ngjeci, fituan lirinë pak muaj më parë pasi kishin përfunduar afatet e paraburgimit, dhe gjykimi ndaj tyre vazhdoi jashtë qelive të burgut.
Të akuzuar në këtë proces janë dhe ish-drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë por që edhe këta persona hetohen në gjëndje të lirë. Nga fillimi i procesit numërohen rreth 150 seanca gjyqësore mbi 200 dëshmitarë nga të cilët rreth 15 ekspertë.
Pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës u rrëzua kërkesa e avokatëve për ndryshim të trupit gjykues.
Në seancën e 19 shtatorit njëri prej të pandehurve Lavdi Shatro, me anë të avokatit mbrojtës kërkoi shkarkimin e trupit gjykues, pas pretendimeve për një vendim të ndërmjetëm nga ana e trupës aktuale.
Më 28 Shtator, Gjykata e Tiranës e hodhi poshtë këtë kërkesë, ndërsa pritet që pretenca për 29 të pandehurit të jepej so, por prokuroret kerkuan ende kohe deri ne dhenin e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.