Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Postuar në 16 Janar, 2025 21:31

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po e bën sigurinë e jetës çështje urgjente. Në një diskutim në MCN Tv, gazetarja Klodiana Lala ka akuzuar hapur Policinë e Shtetit për krijimin e një gjendjeje presioni ndaj punonjësit Azbi Spahiu, që çoi mandej në aktin e tij. Arsyeja: polici rrugor ndaloi në një aksident automobilistik djalin e Samir Mane, biznesmenit të njohur për lidhje të forta deri në majën e qeverisë dhe të opozitës.

Azbi Spahiu është thirrur nga zyrtarë të AMP-së dhe i është kërkuar llogari se pse është arrestuar i birit të Samir Manes. Gjendur në kushte presioni, ai i ka shkruajtur mesazh të birit duke ngritur pretendimin se po i shkatërronin karrierën brenda strukturave të policisë dhe më pas ka kryer aktin, pas të cilit për fat të mirë ka mbijetuar.

Unë nuk dua të hyj diskutimeve nëse arrestimi apo shoqërimi i Martin Manes, lidhet me pasojën e hedhjes së punonjësit të policisë por di t’u them se kjo është një çështje që duhet hetuar. Nëse i riu ka qenë i alkoolizuar duhet t’i bëhej testi edhe pse nuk ka pranuar; nëse do të ishte bërë testi, dhe do ishte provuar, situata do ishte krejt ndryshe. Kush e shantazhoi punonjësin e policisë dhe për çfarë arsye? kjo është pyetja që do përgjigje

citohet Lala.

Çështja është e tillë që vë në pikëpyetje shumëçka. Mund të ndodhë te kushdo aksidenti. Por pse një biznesmen që ka në dorë shumëçka, nxiton të mbyllë ngjarjen në këtë formë? Pak kohë më parë në një grindje me armë u përfshi djali i pronarit të ujit “Lajthiza”, personi është në kërkim.

Si shpjegohet ky implikim i njerëzve nga familje të pasura në banalitete të kësaj natyre?

Nëse marrim anën tjetër: pse policia është kaq e tulatur vetëm nga një emër edhe për incidente të tilla që janë flagrante? Dhe më tej: si mund të pretendojë dikush që qeveria do të kontrollojë financat e Samir Manes, bizneseve të tija, kur nuk arrin dot të procedojë një aksident dhe kur njerëz të saj supozohet se kanë shtyrë në akte ekstreme një punonjës policie?

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

C'fare do te bej Qeros Fevziu ne Opinion? A do t'i kushtoj qerosi 3 emisione jetes dhe punes se ndershme te ketij polici? Sic beri per sherrin e kalamanjve?
Barkderri Samir ne shtetin e xhahileve te Rilindjes dhe ate te berishizmit gjithmone ka marre c'fare ka dashur, e ka trasheguar tek i biri tashti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.