Reuters për Shqipërinë: METE 151 liçensa minerare në 2011
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Minierave në Shqipëri ka në plan të lëshojë 151 liçensa minerare këtë vit, duke planifikuar që të japë çdo javë nga 20 të tilla. Kështu shkruan agjensia e lajmeve “Reuters” e cila thekson se METE ka përgatitur një paketë të re ligjesh për minierat me qëllim reformimin e këtij sektor. Pjesë e planit vjetor të kësaj janë procedurat e konkurimit për 151 zona minerare si dhe për rreth 20 objekte minerare dhe mbetjesh minerare të ish-ndërmarrjeve shtetërore.
Sipas “Reuters” aktualisht janë publikuar detajet e 36 zonave minerare që do të ofrohen për kompanitë, ndërsa pjesa tjetër do publikohet në ditët në vazhdim, ndërkohë që sipas agjsisë së lajmeve vendimi vjen pasi ministria hoqi liçensat për 43 kompani minerare dhe pasi qeveria, e cila po përballet me të ardhura të ulëta, shpalli valën e fundit të privatizimeve të aseteve shtetërore.
Publikimi i zonave minerare do të realizohet në faqen e internetit të METE-s dhe në publikimet e Agjencisë së Prokurimit Publik. Ndër të tjera Reuters thekson se METE fton të gjitha subjektet e interesuara të marrin pjesë në këtë proces për t’i dhënë një shtysë zhvillimit të sektorit minerar, si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.
Marrë nga ora-news.com
Add new comment