Buxheti faktik 2010 miratohet mes debatesh
Kuvendi miratoi me 71 vota pro pas katër orë debatesh të forta mes maxhorancës dhe opozitës buxhetin faktik të vitit të kaluar.
Kryeministri Berisha dhe Ministri I Financave, Ridvan Bode, deklaruan se përmes këtij buxheti u bë e mundur ruajta e stabilitetit financiar të vendit dhe mbajtja në ritme pozitive e ekonomisë përmes investimeve në infrastrukturë dhe turizëm.
Megjithatë, deputetët e opozitës, të cilët votuan kundër deklaruan se buxheti rriti borxhin dhe mbi të gjitha barrën fiskale mbi shtresat e ulëta dhe të mesme.
Duke iu referuar shifrave, deputeti socialist Erjon Braçe vuri në
dukje se buxheti 2010 nxorri në pah pabarazinë e madhe sociale që ka krijuar politika e taksave të qeverisë, e cila ka rritur fort barrën për shtresat e mesme dhe të varfëra, duke ulur taksat për të pasurit.
Sipas Braçes, në 2010-n, qeveria u morri qytetarëve, përmes taksave të konsumit 1.5 miliardë dollarë, ndërkohë që bizneset e mëdha paguan tatim fitimi gati 8 herë më pak se kaq.
Prej disa kohësh opozita ka vënë në qëndër të platformës së saj ekonomike rishikimin e politikave fiskale, duke kërkuar uljen e taksave të konsumit që sipas saj do lehtësojnë shtresat e varfëra, për të zbutur pabarazinë në vend.
Marrë nga top-channel.tv
Add new comment