Arkiv-Lajme të përditësuara
Robbins: Partitë të çlirohen nga retorikat agresive, të ecin drejt integrimit
I ngarkuari amerikan me punë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Gary Robbins komenton zhvillimet në Shqipëri, në përgjigje të fjalimit të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Edmond Haxhinasto në sesionin e 14 tetorit.
Berisha mbi universitetet: Jo kundër privatit, por burokracive
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë konferencës për financimin e arsimit të lartë se debatet mes sistemit universitar publik dhe atij privat janë të drejta.
Kryeministri theksoi sot se shqetësimi për licensimin e universiteteve private është i drejtë. “Ne jemi dhe do të jemi të hapur ndaj universiteteve private, por duhet të pëcaktojmë kriteret më rigoroze transparente.
Kryeministri Berisha theksoi se qeveria është e hapur për krijimin e universiteve private të cilat duhet të jenë sipas kritereve të vendosura por këto kritere nuk duhet të jenë produkt i burokracisë.
Sequi mbi replikat Topi-Topalli: Gjuha ime e preferuar, ajo e bashkimit
Replikat mes Presidentit Bamir Topi dhe kryeparlamentares, Jozefina Topalli, konkretisht ato për gjuhën shqipe kanë rënë dhe në vesh të ndërkombëtareve. Ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Sequi u shpreh se gjuha më e këndëshme për veshin e njeriut është gjuha e bashkimit.
Historia e një krimi shtetëror
Vendimi i Kolegjeve të Bashkuara në Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar të vlefshëm mandatin e arrestimit lëshuar nga gjykata e krimeve të rënda për Ilir Kumbaron nuk është gjë tjetër veçse një zhbllokim i procedurave të ekstradimit në Londër.
Parashikohet që procedurat mund të zgjasin edhe të paktën gjashtë muaj deri në përfundimin e apeleve në Gjykatën e Lartë në Londër.
Berisha: Mbi 200 operatorë turistikë polak, interes në rritje për vendin
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Ministrin e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Polonisë, Bogdan Zdrojevski.
Gjatë këtij takimi Kryeministri Berisha vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të thelluar dhe zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Më tej ai vlerësoi vizitën e Zdrojevskit në Shqipëri si një hap të mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Presidenti Topi: Topalli nuk përfaqëson kurrë Shkodrën qytetare
Një ditë pasi sulmoi kryeparlamentaren Jozefina Topalli se nuk di te flase shqip, Kreu i shtetit Bamir Topi iu është përgjigjur sot informacioneve që e akuzonin se kishte fyer qytetarinë shkodrane me deklaratën e bërë.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Presidenca sot thekson se asnjë fjalë e Presidenti të Republikës nuk ka qenë kritikë ndaj shkodranëve dhe traditave të tyre qytetare.
FRPD në Shkodër: Topi na fyeu, reagon presidenca
Bushati: Mazhoranca s`ka vullnet për reformën parlamentare
Socialistët akuzojnë mazhorancën për mungesë vullneti në realizmin e refomës parlamentare. Deputeti Ditmir Bushati thotë se fakt për këtë është kundërshtimi nga mazhoranca i votimit të fshehtë, që sipas tij bie ndesh me rregulloren e Parlamentit Europian, e pranuar si referencë nga kryeministri Berisha dhe kryeparlamentarja Topalli për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.
Dita e Revolucionit, globalizohen protestat e Wall Street
Protesta kundër bankierve, politikanëve dhe krizës ekonomike janë mbajtur në qytete anembanë globit të shtunën.
Demonstrata më e madhe dhe më e dhunshme ka qenë në Romë, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji për ta shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët po gjuanin gurë, shishe dhe fishekzjarre.
Në New York, ku filloj kjo lëvizje, 70 protestues u arrestuan kur po marshonin në Times Square.
Sipas AFP, protestat janë mbajtur në 951 qytete nëpër 82 vende të Azisë, Evropës, Afrikës dhe Amerikës.
Marrë nga noa.al
Topi dhëmbë për dhëmbë Topallit: Fishta do ndihej i fyer nga ty
Pas reagimit të Kryeparlamentares Jozefina Topalli, Presidenti i vendit Bamir Topi i është kundërpërgjigjur asaj dhëmbë për dhëmbë.
Në reagimin e tij të dytë brenda vetëm një ore, Kreu i Shtetit i bën me dije Topallit se i madhi i letrave shqipe At Gjergj Fishta do ndihej i fyer prej gjuhës së saj.
Më tej ai shton se Kryetarja e Kuvendit nuk ka respekt për shqipen zyrtare,duke nënkuptuar se shqipja e kombit nuk është ajo të cilën përdor Topalli.
Në reagimin e tij Presidenti thotë se ndihet i fyer nga mungesa e etikës së Kryeparlamentares në qëndrimet e saj.